SPORT

Gianni Infantino merr mandatin e tretë si president i FIFA-s

Gianni Infantino merr mandatin e tretë si president i FIFA-s

Gianni Infantino është zgjedhur për herë të tretë rradhazi president i FIFA-s. Italo-zvicerani drejton federatën që prej vitit 2016.

‘Është nder dhe privilegj të drejtoi FIFA-n. Ka njerëz që më duan shumë dhe të tjerë që më urrejnë, por unë iu garantoj se i dua të gjithë. Do vazhdoj t’ju shërbej çdo ditë. Premtuam një Kupë Bote më të zgjeruar dhe ia dolëm. Premtuam më shumë të ardhura dhe ia dolëm, pasi besimi te sponsorët është rritur’, tha Infantino.