SPORT

Finalja e Conference League, zyrtarët e UEFA: Po shkon çdo gjë shumë mirë

Finalja e Conference League, zyrtarët e UEFA: Po shkon çdo gjë

Finalja e UEFA Conference League që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj pritet të dhurojë spektakël! Të gjitha përgatitjet po shkojnë tashmë drejt fundit, teksa para rënies së bilbilit, është planifikuar edhe një ceremoni hapëse, ashtu sikurse çdo finale tjetër madhore europiane. Niki Edipidi, një nga zyrtaret e UEFA-s, përgjegjëse për pjesën e ceremonisë tregon për fshf.org se si po shkojnë provat me vullnetarët e siguruar nga FSHF për këtë finale, ku vetëm për këtë pjesë, do të angazhohen rreth 100 deri në 150 persona.

“I kemi nisur dje provat, me afërissht 100-150 vullnetarë të cilët janë nga Shqipëria. Po mësojmë me ngadalë koreagrafinë, lëvizjet dhe të gjithë janë shumë të lumtur. Kemi gjithashtu një skuadër me vendas, të cilët janë skuadra e prodhimit të materialeve dhe skuadra e produksionit, skuadra teknike, të cilët janë pjesë e skuadrës tonë. Po shkon çdo gjë shumë mirë dhe çdokush është shumë i emocionuar që është pjesë e kësaj gjëje. Duket vërtetë shumë emocionuese, pasi është një gjë që nuk ka ngjarë më parë. Është një eksperiencë që po e provojnë për herë të parë.

Teksa na shohin ne që i japim kontributin tonë të krijimtarisë dhe më pas duke e miksuar me idetë e tyre, mendoj që është vërtetë një kombinim i këndshëm,” thotë Niki Edipidi.