SPORT

Finalja e Champions League e gjitha angleze! Chelsea mposht Realin

Finalja e Champions League e gjitha angleze! Chelsea mposht Realin

E gjitha angleze do të jetë finalja e këtij edicioni të Champions League, teksa pas Manchester City-t që eliminoi mbrëmjen e djeshme PSG-në, Chelsea ka mundur me rezultatin 2-0 Realin e Madridit duke prerë biletën për në Stamboll.

Ka qenë Timo Werner në minutën e 28 që me një goditje me kokë përpara portës së boshatisur ka shënuar golin e parë në një aksion ku meritat i takojnë bashkëkombasit të tij gjerman Kai Havertz që goditi tranversën pas tejkalimit të mbrojtjes madrilene. Spanjollët nuk arritën të gjejnë asnjëherë ritmin e tyre plotësisht dhe kishte shanse për të shënuar nga të dy palët.

Ka qenë i riu Mason Mount që ka vulosur fatin e ndeshjes me një gol të shënuar në minutën e ’85 pas një asisti perfekt të Pulisic.

Finalja e Champions League e gjitha angleze! Chelsea mposht Realin

Në rast se nesër Manchester United (që mposhti Romën me rezultatin 6-2) dhe Arsenal (që humbi ndaj Villareal me rezultatin 2-1) arrijnë të kualifikon nesër në finalen e Europa League, kjo do të ishte hera e dytë në tre vitet e fundit që të dy finalet janë krejtësisht angleze, një dëshmi e pamohueshme e superioritetit të Premier League për nga cilësia e ekipeve.

Tiranapost.al