SPORT

FIFA falenderon kryeministrin Rama, për 57 sportistët e evakuar nga Afghanistani

FIFA falenderon kryeministrin Rama, për 57 sportistët e evakuar nga

Një numër i lartë personalitetesh u falenderuan për evakuimin e emigrantëve nga Afganistani, nga organi më i lartë i futbollit botëror FIFA.

Gjatë fjalës së tij kreu i FIFA-s, përshëndeti edhe kryeministrin Edi Rama, për misionin e largimit nga vendi i konfliktit disa afganë.

Vendi ynë ka dhënë kontributin e tij në largimin e një skuadre futbolli dhe basketbolli nga Afghanistani.

Mbi 1 mijë shtetas afganë kanë ardhur në vendin tonë, duke u strehuar përkohësisht.

“Duam të shprehim falenderimet tona të sinqerta si për Amirin e Katarit, Lartësinë e Tij Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, ashtu edhe për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që na ndihmuan me këtë mision humanitar dhe për të gjithë ndihmën e tyre në zhvendosjen e sigurt të këtyre anëtarëve të komunitetit të futbollit në rrethana të tilla sfiduese”, shkruan Infantino.