SPORT

Fidel Ylli zgjidhet President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar

Fidel Ylli zgjidhet President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar

Fidel Ylli është zgjedhur Presidenti i Ri i Komitetit Olimpik Shqiptar me 40 vota pro, përkundrejt 12 që ka marrë rivali i tij më i afërt Volo Malo.

Ylli ka marrë votëbesimin në një proces të kontestuar ku nuk ka qenë prezente Federata Shqiptare e Futbollit dhe disa Federata të tjera për arsye proceduriale.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Armando Duka, kreu i FSHF i dërgoi një letër Asamblesë së KOKSH për të mos zhvilluar zgjedhje ditën e sotme, duke e quajtur procesin të politizuar.

Zgjedhja e Yllit vjen në vitin e Lojërave Olimpike të Tokjos që ende janë në dyshim nëse do të zhvillohen për shkak të pandemisë COVID-19.

Tiranapost.al