Video/ Erdhi dita të them Lamtumirë! Messi me lot në sy flet për largimin nga Barcelona dhe si do ndryshojë jeta e tij tani

Me lot në sy një prej futbollistëve më të mirë në botë Lionel Messi, e nisi konferencën e tij për shtyp, pas lajmit të largimit nga skuadra e zemrës, Barcelona. Ai po flet për herë të fundit nga selia sportive e Barçës, teksa tregon se si ndihet që tashmë do të largohet, për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me pagesat, dhe rinovimin e kontratës.
Pjesë nga deklarata e Messit:
“E vërteta është se nuk di çfarë të them. Ditët e fundit kam menduar shumë për atë që mund të them dhe e vërteta është se nuk mund të mendoj më tani për asgjë. Kjo është vërtet e vështirë për mua pas kaq shumë vitesh qëndrimi këtu, gjithë jetës sime. Unë nuk jam gati për këtë.
Sinqerisht vitin e kaluar me gjithë marrëzitë me Burofax u binda se e dija atë që doja të thosha, por këtë vit nuk është njësoj. Këtë vit unë dhe familja ime ishim të bindur se do të qëndronim këtu në shtëpinë tonë, ajo që do donim më shumë se gjithçka. Pas 21 vitesh po largohem me tre fëmijët e mi katalanas-argjentinas. Ne kemi jetuar në këtë qytet, kjo është shtëpia jonë. Unë jam vërtet mirënjohës për gjithçka, për të gjithë shokët e skuadrës, për të gjithë ata që kanë qenë pranë meje.
Unë dhashë gjithçka për këtë klub që nga dita e parë që mbërrita e deri në ditën e fundit. Asnjëherë nuk e kam imagjinuar që më duhet të them lamtumirë pasi nuk e kam menduar. E dua këtë klub. Pa i parë tifozët për më shumë se një vit e gjysmë ka qenë shumë e vështirë për mua. Shumë gjëra më kanë kaluar ndërmend. Ende nuk jam pajtuar me idenë e largimit nga ky klub dhe ky ndryshim që do pësojë tani jeta ime. Por më duhet ta pranoj dhe të ecim përpara.
Ne kemi kaluar bashkë momente të mira por edhe të këqija, por dashuar që njerëzit më kanë treguar ka qenë gjithmonë njësoj.
Shpresoj që një ditë të mund të kthehem dhe të jem pjesë e këtij klubi në çdo moment, në çdo mënyrë dhe të bëj diçka për ta ndihmuar këtë klub që të jetë më i miri në botë. Po harroj kaq shumë gjëra që doja të thoja, por kjo është gjithçka që mund të them tani. Faleminderit të gjithëve.
Çfarë do të thotë kjo?
Messi do t’i japë fund bashkëpunimit 21-vjeçar me Barcelonën. Klubi konfirmoi javën e kaluar se nuk kanë arritur të dakordësohen për rinovimin e kontratës së re për shkak të kushteve dhe pagesës. Golashënuesi rekord i Barçës ka qenë një sportist i lirë që kur skadoi marrëveshja e mëparshme prej më shumë se një viti. Fituesi i gjashtë herë i Topit të Artë tani është në bisedime për transferimin pa pagesë tek PSG, pasi është ndarë zyrtarisht nga blerësi i tij, presidenti i ekipit të Barcelonës.
Më shumë për Lionel Messi:
Lionel "Leo" Andres Messi ka lindur në Argjentinë por që pas transferimit tek Barça, ai ka jetuar në Barcelonë. 34 vjeçari është i martuar me Antonela Roccuzzo dhe është baba i tre fëmijëve.
*Tiranapost.al.
*Tiranapost.al.