Naomi Osaka tërhiqet nga Australian Open një javë para fillimit të turneut

E Diel 8 Janar 2023, 10:04
TiranaPost
Naomi Osaka është tërhequr nga Australian Open i këtij viti vetëm tetë ditë para fillimit të turneut.
Osaka, dy herë kampione në Melburn në vitin 2019 dhe 2021, nuk dha asnjë arsye për tërheqjen.
Një numër i madh yjesh të tenisit, duke përfshirë shtatë herë kampionen e Grand Slam- it, Venus Williams dhe numrin një në botë të Spanjës, Carlos Alcaraz, 19 vjeç, janë tërhequr tashmë nga turneu i cili fillon më 16 janar në Melburn.