SPORT

‘Dua të mos vdes para prindërve dhe…’ Dy pengjet e Gianluca Viallit që sot u nda nga jeta

‘Dua të mos vdes para prindërve dhe…’ Dy pengjet e

Gianluca Vialli, ish-lojtar i kombëtares italiane dhe disa skuadrave, me një karrierë të gjatë, u nda nga jeta sot në Londër. Gianluca ishte 58 vjeç dhe prej 2017-ës luftonte me kancerin e pankreasit.

Ai la pas bashkëshorten, dy vajzat, prindërit e tij të moshuar dhe pengjet që kishte për ta.

Në një intervistë të disa kohëve më parë, Gianluca zbuloi objektivat e tij. Këtë herë nuk kishin lidhje me sportin, por me jetën. Nuk donte të vdiste para prindërve dhe donte të çonte vajzat e tij në altar.

“Babai im është 90 vjeç dhe nëna ime është 85, kështu që unë jam shumë me fat që i kam ende të dy. Por tani që jam vetë prind, e kuptoj që nuk ka ndjenjë më të keqe se të humbasësh një fëmijë. Kështu që i bëra një betim vetes: Nuk do të lejoj që kjo t`u ndodhë prindërve të mi. Unë dua të qëndroj gjallë sa më gjatë, por mbi të gjitha nuk dua që ata të përjetojnë vdekjen time. Ky është qëllimi im: të mbijetoj para atyre.”

Vialli foli edhe për ëndrrën për të shoqëruar dy vajzat e tij Olivia dhe Sofia në altar, objektiva që sëmundja nuk e lejoi t`i plotësonte.