Video/Doni të dini çfarë iu tha Macron djemve të trishtuar të kombëtares franceze?!

E Diel 18 Dhjetor 2022, 22:23
TiranaPost
Me fjalët e duhura, me kurajë dhe sidomos elegancë që kombi francez e ka, Presidenti Emmanuel Macron ka shkuar dhe ka falenderuar djemtë e kombëtares franceze, duke iu drejtuar me këto fjalë:
"Keni bërë të ëndërrojnë miliona francezë dhe miliarda njerëz në mbarë botën me lojën tuaj, sepse luajtët një ndeshje të mrekullueshme. Sigurisht do nxirrni mësimet tuaja, do ketë keqardhje pas kësaj ndeshjeje, por ju lutem mos harroni, ju keni zemrën, urinë, dëshirën, talentin për të luftuar deri në fund. Ndaj erdha për t’ju thënë faleminderit!"