Djokovic përjashtohet nga turneu i tenisit në SHBA, përsëri problem vaksina

E Hënë 6 Mars 2023, 15:38
TiranaPost
Novak Djokovic nuk do të mund të marrë pjesë në turneun e Indian Wells që zhvillohet në Amerikë.
Organizatorët e turneut kanë thënë se përjashtimi është bërë pasi në Amerikë ende është në fuqi ligji që ndalon këdo shtetas të huaj të futet në vend pa qenë më parë i vaksinuar kundër COVID-19.
Kujtojmë se tenisti serb nuk mundi të luante edhe në Australian Open të vitit 2022 përshkak të vaksinës.
Një turne në të cilin u rikthye në vitin 2023 dhe e fitoi atë.