Djokoviç blen firmën daneze për trajtimin e Covid pas ndalimit në Australi

E Mërkurë 19 Janar 2022, 18:38
TiranaPost
Tenisti serb Novak Djokovic ka blerë 80% të firmës daneze biotek QuantBioRes, që synon trajtimin mjekësor kundër COVID-19, raporton Reuters.
Kjo lëvizje vjen pak ditë pasi ai u dëbua nga Australia pasi kishte refuzuar vaksinimin dhe kishte thyer rregullat e karantinës gjatë kohës që ishte me Covid duke humbur dhe mundësinë për të garuar në turneun ‘’Australian Open’’ ku është shpallur 9 herë kampion.