SPORT

De La Fuente flet për ndeshjen me Shqipërinë: Do të hedh në fushë një skuadër të fortë

De La Fuente flet për ndeshjen me Shqipërinë: Do të hedh

Spanja do të luajë ndaj Shqipërisë me një ekip të fortë. Kështu është shprehur trajneri Luis De la Fuente në një deklaratë për shtyp.

De La Funte tha se do t’i japë mundësinë lojtarëve të stolit të luajnë me Shqipërinë, por duke kërkuar maksimumin.

“Do t’i jap mundësinë disa lojtarëve të tjerë që nuk janë aktivizuar të tregojnë që janë aq të zotë sa ata që po luajnë. Do të përpiqemi t’i lemë pushim dhe t’i japim hakun atij që e tregon edhe në stërvitje. Por do të hedhim në fushë një skuadër shumë fortë dhe të niveli të lartë.”