Datat e sfidave në EURO 2024, Shqipëria e nis me Italinë dhe e mbyll me Spanjën
E Diel 3 Dhjetor 2023, 12:01
TiranaPost
Pasi goglat e vendosën Shqipërinë përballë Italisë, Spanjës dhe Kroacisë, pozicionimi i ekipeve në grupe përcaktoi edhe kalendarin e ndeshjeve.
Në finalet e Euro 2024, kuqezinjtë do të debutojnë më 15 qershor kundër Italisë, kampione të Europës në fuqi. Ndeshja do të luhet në stadiumin e Dortmundit orën 21:00.
Sipas kalendarit të përcaktuar, ndeshja e dytë e kuqezinjve do të luhet më 19 qershor. Shqipëria do të zbresë në fushë kundër Kroacisë në Hamburg në orën 15:00.
Kombëtarja e luan ndeshjen e fundit në grupet e Euro 2024 me Spanjën. Takimi është përcaktuar të luhet në Dysseldorf, në datën 24 qershor, prej orës 21:00.