SPORT

Danimarka mund Rusinë dhe kualifikohet në 1/16! Belgjika bën detyrën ndaj Finlandës

Danimarka mund Rusinë dhe kualifikohet në 1/16! Belgjika bën

Danimarka ka “lijkuduar” Rusinë teksa e ka mundur me rezultatin 4-1 në kryeqytetin e saj, duke i mundësuar ekipit të Eriksen vazhdimin për në fazën e 1/16 ku do të përballen me Uellsin, ndonëse kanë fituar vetëm një ndeshje në grup.

Që në minutat e para të ndeshjes Danimarka ka zotëruar lojën, por Rusia ka krijuar isa raste. Llogarinë e golave e ka hapur Damsgaard për danezët në minutën e ’38 për të dërguar vendasit në avantazh në dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytë ka qenë një përsëritje e historisë të së parës me Poulsen që ka dyfishuar shifrat. Rusët kanë arritur të kundërpërgjigjen me një 11-metërsh të shndërruar në gol nga Dzyuba në të ’70-n, por dy gola të shpejtë të danezëve me Christensen (’79) dhe Maehle (’82) kanë siguruar triumfin danez.

Ndërkohë, ka qenë formalitet fitorja e Belgjikës përkundrejt ekipit me shumë më pak kualitet dhe eksperiencë të Finlandës.

Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërkohë që në minutën ’65 është anuluar nga VAR një gol i Lukakut. Është dashur autogoli i Hradecky në minutën ’74 për të zhbllokuar shifrat, ndërkohë që fitorja belge është firmosur nga i përhershmi Lukaku në minutën e ’81 pas një asisti të De Bruyne.

Danimarka mund Rusinë dhe kualifikohet në 1/16! Belgjika bën

Tiranapost.al