Roma është fituese e edicionit të parë të Conference League.
Në kryeqytetin shqiptar, skuadra e Jose Mourinho triumfoi me rezultatin 1-0 kundër Feyenoord. Goli u shënua në minutën e 32’ nga Nicolo Zaniolo.
Në pjesën e dytë, Roma u mbrojt me forca të shumta, duke mbajtur të paprekur rrjetën.