SPORT

Basketbollisti i njohur LeBron James tregon arsyen pse pi verë çdo ditë

Basketbollisti i njohur LeBron James tregon arsyen pse pi verë çdo

Ylli i NBA-së, LeBron James, me sa duket i pëlqen shumë vera.

James është cituar duke folur për verën gjatë konferencave për shtyp, poston foto të verës në mediat sociale dhe dyshohet se përdor verën për të vendosur baste, sipas Bleacher Report.

Gjatë një interviste me Bussiness Insider, James pranoi se para një loje, ai ha gjoks pule dhe disa makarona pasi karbohidratet ndihmojnë shumë në performancën e tij.

Por ai nuk e anashkalon verën. James tha një herë për ESPN se ai pi verë pothuajse çdo ditë dhe është një besimtar i zjarrtë në përfitimet shëndetësore të raportuara.

“Kam dëgjuar se është e mirë për zemrën. Dëgjo, unë jam duke luajtur basketbollin më të mirë të jetës sime dhe po pi verë pothuajse çdo ditë. Çfarëdo që të jetë, unë do ta konsumoj përsëri”, tha ai për ESPN.

Disa studime sugjerojnë se pirja e verës së kuqe në mënyrë të moderuar është e mirë për zemrën, sipas Healthline. Edhe pse lidhja mes verës së kuqe dhe më pak sulme në zemër nuk është kuptuar plotësisht, disa studiues besojnë se një pjesë e arsyes mund të ketë të bëjë me antioksidantët që ndodhen tek vera e kuqe që mund të rrisin nivelet e kolesterolit "të mirë", sipas në faqen e internetit të klinikës Mayo.

“Mjekët nuk rekomandojnë që të filloni të pini alkool për përfitimet e zemrës, veçanërisht nëse keni një histori familjare të varësisë”, shkruhet në faqen e internetit. Por nëse shijoni një gotë verë të kuqe me darkën tuaj, pirja e saj me moderim duket se ndihmon zemrën tuaj.

Tiranapost.al