SPORT

Barcelona mposht Realin e Madridit, falë një autogoli

Barcelona mposht Realin e Madridit, falë një autogoli
Barcelona është rikthye nga humbjet e njëpasnjëshme duke mundur mbrëmjen e djeshme Real Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Copa del Rey”.

Një autogol i Eder Militao në minutën e 27 i dha fitoren skuadrës kundërshtare. Ky është një rezultat i mirëpritur nga Barcelona pas humbjes me Manchester United në “Europa League” dhe me Almeria në “La Liga”.

Ndeshja e kthimit do zhvillohet në Camp Nou më 5 Prill.