SPORT

As Messi, as Ronaldo. Këta janë 5 pretendentët për të fituar topin e artë këtë vit

As Messi, as Ronaldo. Këta janë 5 pretendentët për të

Me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon që nuk janë afër përformancës më të mirë në skuadrat përkatëse Paris Saint-Germain dhe Manchester United, gazeta prestigjioze franceze L'Equipe ka aluduar emra të tjerë të njohur që mund të jenë pretendentë për të fituar topin e artë.

Rregullat e reja nënkuptojnë se vetëm performancat në sezonin aktual do të merren parasysh, dhe jo viti në tërësi – që do të thotë se Kupa e Botës 2022 do të ketë zero ndikim.

Le t'i hedhim një sy futbollistëve të klasit botëror që L’Equipe ka zgjedhur:

Karim Benzema (Real Madrid)

As Messi, as Ronaldo. Këta janë 5 pretendentët për të

Benzema po shijon sezonin më të mirë të karrierës së tij dhe duket se po përmirësohet çdo javë. Ai udhëheq rrugën për gola dhe asistime në La Liga, ndërsa paraqitjet e tij në Champions League kanë qenë të jashtëzakonshme. Ai gjithashtu ndihmoi Francën të fitonte Ligën e Kombeve të UEFA-s në tetor, kështu që nuk është çudi që ai shihet si favoriti për të fituar Topin e artë.

Robert Lewandowski (Bayern Munich)

As Messi, as Ronaldo. Këta janë 5 pretendentët për të

Edhe një herë, Lewandowski është golashënuesi më i mirë në një sezon të futbollit evropian. Në aksionin e Bundesligës, polaku ka shënuar 32 gola në vetëm 29 ndeshje, një rekord që i përshtatet legjendave të futbollit Messi apo Ronaldo.

Kevin De Bruyne (Manchester City)

As Messi, as Ronaldo. Këta janë 5 pretendentët për të

De Bruyne është në formë tmerrësisht të mirë tani dhe performanca e tij kundër Liverpoolit fundjavën e kaluar ishte një kryevepër futbolli.

Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain)

As Messi, as Ronaldo. Këta janë 5 pretendentët për të

Duhet dikush special për të qenë lojtari më i mirë në një ekip që ka Messin dhe Neymarin , por kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur me Mbappe. Ai e ka shkëlqyer me PSG-në në sezonin 2021/22 dhe golat e shënuar prej tij janë sigurisht të denjë për Topin e Artë. Në 39 ndeshje në të gjitha garat, Mbappe ka shënuar 31 gola dhe ka asistuar 22 të tjera.

Sadio Mane (Liverpool)

As Messi, as Ronaldo. Këta janë 5 pretendentët për të

Mohamed Salah ka qenë lojtari kryesor i Liverpoolit gjatë pjesës më të madhe të 2021/22, por L'Equipe mendon se Mane është përpara shokut të tij të skuadrës në garën për Topin e Artë. Pjesa më e madhe e kësaj duhet të jetë për shkak të faktit që Mane udhëhoqi Senegalin drejt një triumfi të Kupës së Kombeve të Afrikës në fillim të vitit. Anësori luajti në fazën eliminatore të turneut dhe gjithashtu shënoi penalltinë fituese në finale kundër Egjiptit të Salah.

Tiranapost.al