SPORT

Arsenali zyrtarizon afrimin e talentit norvegjez

Arsenali zyrtarizon afrimin e talentit norvegjez

Arsenali ka konfirmuar afrimin e “yllit” të Real Madrid, Martin Odegaard, në një marrëveshje huazimi që zgjat deri në fund të sezonit. 22-vjeçari zgjodhi “Emirates” pas një bisede personale me menaxherin Mikel Arteta dhe refuzoi ofertat nga klubet rivale nga e gjithë Europa.

Odegaard kërkoi largimin nga klubi “merengues” pasi ishte i pakënaqur me minutat që i kishte rezervuar Zinedine Zidane, edhe pse vinte pas një sezoni mbresëlënës në radhët e Real Sociedadit, ku gjithashtu ishte huazuar nga “Los Blancos”.

Futbollisti i përfaqësueses së Norvegjisë do të mbajë në “Emirates” fanellën me numër 11.