Armand Duka zgjidhet në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s

E Martë 26 Shtator 2023, 16:26
TiranaPost
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nga sot do të jetë edhe në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s.
Vendimi u mor sot në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Pas largimit të Luis Rubiales, ish-kreut të federatës spanjolle pas skandalit seksual në Kupën e Botës për femra, u krijua vendi i lirë për zv.presidentin e pestë.
"Presidenti i FSHF-së, 𝐀𝐫𝐦𝐚𝐧𝐝 𝐃𝐮𝐤𝐚 nga sot do të jetë edhe në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s, duke u bërë i pari shqiptar që arrin në një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit europian.
Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që zgjodhi pikërisht Presidentin Duka me votim unanim në postin e numrit dy të qeverisë së futbollit Europian", thuhet në njoftimin e FSHF.