Argjentina e shpall ditën e sotme pushim zyrtar për të pritur ekipin fitues

E Martë 20 Dhjetor 2022, 09:56
TiranaPost
Skuadra fituese e Kupës së Botës, shkuadra e Argjentinës mbërriti në shtëpi.
Avioni zbriti në Buenos Aires në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ekipi u prit nga turma masive nëpër rrugë që brohoritnin kthimin e kampionëve të tyre.
Kapiteni Lionel Messi doli i pari nga avioni, duke mbajtur lart trofeun e artë, i ndjekur nga skuadra e tij triumfuese në një tapet të kuq në aeroport, i përshëndetur nga gazetarët, zyrtarët dhe një bandë live.
Teksa autobusi i ekipit nisej nga aeroporti, ai u shoqërua nga tifozë të veshur me ngjyrat kombëtare bardheblu.
Argjentina e ka shpallur ditën e sotme pushim zyrtar.