SPORT

Antonio Conte shtrohet me urgjencë në spital

Antonio Conte shtrohet me urgjencë në spital

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte është shtruar me urgjencë në spital. Ai do i nënshtrohet një operacioni për të hequr fshikëzën e tëmthit.

Italiani është diagnostikuar me kolecistit, një gjendje e cila shkakton skuqje dhe ënjtje të fshikëzës së tëmthit

“Antonio Conte është ankuar së fundmi për dhimbje të forta barku.

Pas një diagnoze të kolecistitit, ai do t’i nënshtrohet një operacioni sot për të hequr fshikëzën e tëmthit dhe do të kthehet pas një periudhe rikuperimi. Klubi i uron atij çdo të mire”, njofton klubi i Tottenhamit