SPORT

Anglia dominon kundrejt Kroacisë me rezultatin 1-0

Anglia dominon kundrejt Kroacisë me rezultatin 1-0

Ka përfunduar ndeshja Angli-Kroaci, 1-0 për Anglinë.

Anglia mori 3 pikët e para duke i mjaftuar goli i Sterling.

Vendasit e nisën mirë takimin, duke ushtruar presion, teksa në minutën e gjashtë Foden goditi shtyllën e portës kroate. Kroacia pati vetëm një mundësi dhe atë e humbi duke mos shënuar.

Anglia e shënoi golin në minutën e 57’. Ishte Raheem Sterling që shënoi golin e avantazhit.