SPORT

Alarm në mbrojtje për Juventusin, dëmtohet edhe holandezi De Ligt

Alarm në mbrojtje për Juventusin, dëmtohet edhe holandezi De Ligt

Nuk kanë të sosur telashet me dëmtimet te Juventusi, pasi vetëm pak minuta para ndeshjes me Spezian, është ndalur edhe qendërmbrojtësi holandez Matthijs De Ligt.

Ky i fundit ishte planifikuar të luajë titullar ndaj skuadrës së drejtuar nga Vincenzo Italiano dhe doli në terrenin e “Allianz Stadium” për të bërë nxehjen e zakonshme, por një problem muskulor e ka detyruar të ulet në pankinë pa filluar ende ndeshja.

Dëmtimi i holandezit shton telashet për Pirlon, që nuk ka në dispozicion as dy qendërmbrojtësit e tjerë Leonardo Bonucci e Giorgio Chiellini, të cilët janë gjithashtu të dëmtuar dhe mungojnë prej disa ditësh.