SPORT

Akademia e Manchester City do të ketë në Durrës kampusin për rajonin

Akademia e Manchester City do të ketë në Durrës kampusin

Kryeministi Edi Rama në një postim në Facebook ka bërë të ditur se së shpejti akademia e klubit të Manchester City dhe shkolla e tij futbollit për fëmijët do të kenë në Durrës kampusin e tyre për rajonin.

“Sapo ka nisur kapitulli i ri i një historie miqësie e ardhmërie, në një rrugë të përbashkët suksesi me miqtë tanë të paçmuar të Emirateve të Bashkuara, falë mbështetjes së të cilëve Shqipëria hyn edhe në hartën prestigjioze të City Football Group, bashkë me Anglinë, Spanjën, Francën, Italinë, Belgjikën, SHBA, Australinë, Brazilin, Uruguajin, Japoninë, Indinë dhe Kinën,” shkruan Rama.

Akademia e Manchester City do të ketë në Durrës kampusin

Ai ka postuar edhe fotot e nënshkrimit të marrëveshjes nga kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi me klubin britanik.

Akademia e Manchester City do të ketë në Durrës kampusin

Mediat bënë të ditur më herët se gjatë ditës së sotme kryeministri Rama së bashku me kryebashkiaken Sako dhe ministren Kushi udhëtuan drejt Londrës për këtë qëllim.