SPORT

150 milion lekë premio për lojtarët e Tiranës që u shpallën Kampion të Shqipërisë

150 milion lekë premio për lojtarët e Tiranës që u

Bashkia e Tiranës i ka akorduar 150 milion lekë futbollistëve të klubit Tirana, të cilët këtë vit u shpallën Kampionë të Shqipërisë për herë të 26-ën herë në historinë e tyre.

150 milion lekë premio për lojtarët e Tiranës që u

Kryebashkiaku Erion Veliaj priti sot çunat e ekipit, të cilëve u shprehu mirënjohjen që i sollën një tjetër kupë të rëndësishme qytetit të Tiranës dhe theksoi se kjo premio është përcaktuar vetëm për lojtarët që dhanë gjithçka në fushën e blertë.

150 milion lekë premio për lojtarët e Tiranës që u

“Urime për kampionatin! Jam shumë krenar për secilin prej jush, për punën, sakrificën, për familjet tuaja! Nuk besoj se ka vit më të mbarë për të sjellë Kupën e Kampionatit të Shqipërisë në Tiranë sesa ky vit ku Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë. Kur të bëhet bilanci i Tiranës Kryeqytet Europian i Rinisë, kjo fitore do të jetë pjesë e arritjeve të këtij qyteti që rritet përditë, që punon përditë, që lufton përditë, por - siç është edhe ky rast, - edhe që fiton përditë”, tha Veliaj në pritjen për djemtë e ekipit bardheblu.

150 milion lekë premio për lojtarët e Tiranës që u

Ai siguroi se këtë herë, ndryshe nga viti i shkuar, lavdia, por edhe çmimi i Bashkisë së Tiranës, do të jetë vetëm për ata që punuan për titullin kampion.

150 milion lekë premio për lojtarët e Tiranës që u

“Ne e mbajmë fjalën e dhënë dhe në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak do të formalizojmë çekun prej 150 milionë lekësh si shpërblim për lojtarët dhe trajnerët.

150 milion lekë premio për lojtarët e Tiranës që u

Nga lavdia e një ekipi përfitojnë shumë njerëz, por dua të pranojmë se kur shkojmë në fushë, kur shkojmë në stadium, na emocionojnë ata që luajnë dhe që stërvitin lojtarët. Ndaj, kam vendosur që këtë vit të bëjmë një korrektim të shpërblimit, i cili do të shkojë ekskluzivisht vetëm për ata që kanë kontribuar në lojë dhe në fushë sepse besoj që kështu është më e ndershme. Nuk jam ndjerë mirë, - duhet ta pranoj këtë, - kur pashë se një pjesë e shpërblimit që dhamë vjet devijonte në familjarët e aksionerëve të klubit. Kjo nuk funksionon! Këto nuk janë paratë e mia personale, por janë të taksapaguesve të Tiranës”, tha Veliaj.

150 milion lekë premio për lojtarët e Tiranës që u

Kreu i Bashkisë tha se shpërblime të tilla do të jepen për të gjitha skuadrat e kryeqytetit, të cilat do të sjellin një kupë në Tiranë.