Nën lupën e Stela Sallakut

Sot dola të blej xhinse dhe gjeta nga një për çdo ditë. Ja cilat janë ato

Sot dola të blej xhinse dhe gjeta nga një për çdo

Meqë kemi hyrë zyrtarisht në stinën e vjeshtës, mendova të bëj pak shopping për xhinse. Më lejoni t’ju them se thuajse gjithnjë kam bërë blerje të gabuara, sa i përket xhinsit. Por duke provuar e duke mësuar, thonë. Sapo dilnin koleksionet e reja, rendja për të blerë një nga dizajnet e fundit, të cilat i dhuroja më vonë. Por si të bëj blerjet e zgjuara, në mënyrë që të dukem me stil dhe chic? Sot kam kërkuar pikërisht për xhinse të tilla, ndaj po jua tregoj tani.

[caption id="attachment_422202" align="aligncenter" width="2419"] Foto nga Instagram[/caption]

Duken si gjëja më e thjeshtë në botë, por jo rrallë herë shohim vajza nëpër rrugët e kryeqytetit me pantallona xhins aspak të kuruara. Xhepat e pasmë janë jo të barazlarguar nga njëri-tjetri, duken ndonjëherë si streçe dhe jo xhinse. Qemeri është diku në mes të barkut, që nuk thekson as belin dhe as vithet. E në fund, mund t’ju tregojë edhe këmbë të shkurtra.

Tek veshja e parë kam ndërthurur një palë xhinse “mom”, me një minifund në të njëjtin tonalitet. T-shirt është i gardërobës kapsulë.

Veshja e dytë që përzgjodha është një casual, por paksa më interesante se sa ajo që jemi mësuar. Ndërthura dy t-shirt, një të bardhë dhe blu, ku njëra është oversize. Për t`i vënë në dukje të dyja, palosa mëngët e blusë. Xhinset kanë një shirit të hollë me thekë sipër këmbës.

Të njëjtën veshje e kombinova edhe me një këmishë me kuadrate (marrë nga seksioni i çunave).

E meqë isha aty tek rafti i çunave, më shkuan sytë tek kjo këmisha me kuadrate. Ishte dashuri me shikim të parë. Kombinimi që më erdhi në mend ishte me paliçetat. Dhe si qershi mbi tortë mendova të vendos dhe kapuçin. Për punë, nuk do e mbaja kapuçin, kuptohet, dhe sandalet do i zëvendësoja me stiletto mustardë.

Këtë veshjen e kam parë vjet në javët e modës, dhe kur pash body-n në varëse, më shkëlqyen sytë. Për përditshmëri mbahet brenda pantallonave.

E bukura e këtij kombinimi është pikërisht harmonizimi i të zezës së shiritit anësor, me t-shirt-in. Aksesorët bien në sy, ndaj zgjidhini me kujdes!