Sociale

Vjosa, i pari Park Kombëtar i një lumi të egër në Europë

Vjosa, i pari Park Kombëtar i një lumi të egër në

Në muajin janar, Vjosa mori statusin “Park Natyror”, duke u bërë për herë të parë pjesë e zonave të mbrojtura, ndërsa tanimë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e ka shpallur Vjosën të parin Park Kombëtar të një lumi të egër në Europë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në në ceremoninë e Nënshkrimit të memorandumit të Mirëkuptimit me Organizatën mjedisore amerikane Patagonia për shpalljen e Vjosës “Park Kombëtar”, e përshkruan atë si mbretëreshën e lumenjve europiane, por njëkohësisht dhe metaforën më të përsosur të natyrës shqiptare.

Vjosa, i pari Park Kombëtar i një lumi të egër në

“Vjosa “mbretëresha kokëfortë e lumenjve europiane” mes të cilëve e mbron fronin, me energjinë e vet të bukur, me gërshetat e veta njësoj si flokët e grave të Përmetit, Gjirokastrës, Tepelenës, Mallakastrës, Vlorës, Fierit, Memaliajt, Këlcyrës por edhe me ngjyrat e nuancat e lëkurës së pjekur të vajzave të Selenicës ku shkon Shushica, madje edhe të Libohovës ku valëzon Drinua,” shkruan Kumbaro.

Vjosa, i pari Park Kombëtar i një lumi të egër në

Lexo të plotë fjalën e ministres Kumbaro për Vjosën sot:

Në shqip Vjosa është lumi, por është edhe emër gruaje.

Vjosa në të vërtetë është metafora më e përsosur e natyrës shqiptare:

- me gurët e bardhë sa të magjeps vështrimin,

- me ishujt e zallit spërkatur aty këtu nga filiza lulesh të egra që flasin gjuhën e gjallesave të kësaj ane të Shqipërisë, në shtratin e hershëm sa bota, midis meandrave të saj që hapin derën nga kufiri me fqinjin grek, deri sa derdhen në detin Adriatik.

Por Vjosa është simbol i historisë njerëzore të një pjese të rëndësishme të Shqipërisë ku gruaja që kujdeset për shpirtin e vatrës është historikisht mbretëresha e shtëpisë, siç është Vjosa “mbretëresha kokëfortë e lumenjve europiane” mes të cilëve e mbron fronin, me energjinë e vet të bukur, me gërshetat e veta njësoj si flokët e grave të Përmetit, Gjirokastrës, Tepelenës, Mallakastrës, Vlorës, Fierit, Memaliajt, Këlcyrës por edhe me ngjyrat e nuancat e lëkurës së pjekur të vajzave të Selenicës ku shkon Shushica, madje edhe të Libohovës ku valëzon Drinua.

Është kjo martesë e pandashme e Natyrës me Njerëzit - projekti ynë më i ri për një zhvillim të qëndrueshëm të Parkut Kombëtar të Vjosës që e duam të tillë e prandaj jemi këtu sot.

Vjosa, i pari Park Kombëtar i një lumi të egër në

Vjosa është laborator

Prej vitesh shkencëtarë e hulumtues nguten në brigjet e Vjosës për të studjuar dinamikën lumore rrethuar me mistere:

- larmi të pashoq për nga konteksti gjeofizik, me rrëketë, kanionet, bërrylat e gjarpërimet.

- larmi morfologjike që krijon habitate të panumërt ujore për gjallesat, peshq, insekte, zogj.

- florë e faunë lumore që njerëzit e thjeshtë si unë i magjepsin, sepse në këtë aromë kemi lindur,

ndërsa ekspertët i robërojnë intelektualisht sepse gjejnë te sedimentet e Vjosës atë që në vendet e tjera të zhvilluara Europiane, prej nga vijnë, ndoshta veç e përfytyrojnë, por nuk e kanë më…

Përndryshe s’kishin pse e quanin, “lumi i fundit ende i egër në Europë”, këtë vigjëlonjëse të mbijetuar për të nga treguar se si duhet të mbrohemi më tej nga pasojat e ndryshimeve klimatike.

Kjo ngrehinë emocionale dhe profesionale, do kohën e vet që të ndërtohet.

Vjosa, i pari Park Kombëtar i një lumi të egër në

Është ndërtesa e ndërgjegjësimit dhe e zhvillimit organik të një shoqërie si kjo e jona, që siç e kam parë unë nga brenda politikbërjes tash e nëntë vjet,- pasi vendosa të kaloj nga ana e protestës për realizimin e ëndrrave, në atë të aksionit për t’i bërë ëndrrat realitet, - në politikëbërje sfida më e madhe nuk është të vijosh të ëndërrosh e të shesësh ëndrra, por të marrësh përsipër përgjegjësinë më të madhe:

të vendosësh se nga cila ëndërr do ta fillosh punën reale, cila ëndërr është ajo që i pergjigjet kërkesës për zhvillim të atyre që të kanë besuar.

Jo për t’u marrë me ëndrrën tënde si një anëtare e shoqërisë civile, por për të jetësuar ëndrrën e një komuniteti të tërë që prej dekadash kanë parë se si u janë larguar të rinjtë drejt Tiranës apo, drejt vendeve ku nuk ka më lumenj të egër të një komuniteti si i Tepelenës që nuk kishte rrugë nga qyteti në qytet, madje as brenda në qytet të një komuniteti si i Përmetit që ndonëse në buzë të Vjosës kishte 29 vite pa ujë në çezëm, të një komuniteti si Gjirokastra, ku krenaria e Qytetit te UNESCO-s kishte mbetur varur në sprethet e çative të gurta e therrmohej nga viti në vit bashkë me gurët e kalldremit të zbrazur nga ecejaket e munguara në Qendrën Historike, të një komuniteti fermer e blegtor me vraga të thara në duar, që tokën e lopën e kishte vetëm për jetesë dhe fjalën “agroturizem” nuk e kishin as dëgjuar e as parë, provuar jo e jo, madje edhe na qesëndisnin me të drejtë, kur nisëm ta kthenim në politikë zhvillimi 5-6 vite më parë.

Të zonave të tëra që për të bërë një dializë apo për të sjellë në jetë një foshnje, duhet të bënin 4-5 orë rrugë deri në Tiranë, se mungonte shërbimi shëndetsor i nevojshëm.

nuk po flas për turizëm malor, për ekoturizëm, për akses në bregdet se kjo nuk ishte as ëndërr e jo më nevojë.

Dhe do ma lejoni mungesën e modestisë në këtë njohje të shpirtit të së kësaj zone, jo thjesht si ish Ministre Kulture, as si bijë e asaj krahine prej fillimit të jetës në brigjet e Vjosës, por më shumë si deputete e Qarkut të Gjirokastrës ku kam privilegjin e patreguar, të flas prej më shumë se 5 vjetësh gati me çdo banor, të njoh çdo fshat e të dëgjoj të gjitha fëshfërimat e pyjeve e këngët e zogjve por edhe frymëmarrjen e punës.

Vjosa, i pari Park Kombëtar i një lumi të egër në

Realizimi i këtyre projekteve dhe i shumë të tjerëve që morën rrugë me Rilindjen Urbane në çdo qytet, madje edhe në më të voglën zonë qytetase, dhe në shumë fshatra, solli jo thjesht zhvillim e perspektivë të re, por sidomos emancipim të shoqërisë.

Është kjo Shqipëri, që sot debaton çdo ditë projektet kulturore dhe mjedisore me pasionin e një shoqërie që ka të drejtën e së tashmes që dëshiron, dhe detyrimin ndaj së ardhmes që ua kemi borxh fëmijëve:

Detyrimin të mos diskutojë për asnjë projekt zhvillimi pa konsideruar, pa shqyrtuar dhe pa i dhënë vëmendjen e duhur impaktit mjedisor dhe sociokulturor të tij.

Kjo është Shqipëria e vitit 2022, që nisi në janar, me shpalljen e Luginës së Vjosës “Park natyror” dhe me zgjerimin e zonave të mbrojtura nga 17% e territorit në 21 %.

Sot, pas muajve të gjatë komunikimesh me miqtë e kolegët e kompanisë Patagonia, protagoniste e palodhur në të gjithe prononcimet e organizatave vendore dhe ndërkombëtare, me kontribut shumë të vyer në promovimin e Vjosës, pasurive të saj, por edhe të Shqipërisë.

Këto komunikime nisën bashkë me mandatin e tretë të kësaj qeverie, - pas shkëmbimesh, debatesh, informacionësh dhe moskuptimesh , nganjëherë - që shoqërojnë organikisht bashkëbiseduesit kur disa vijnë nga vendet ku s’ka më lumenj të egër, dhe të tjerë nga ato vende që lumin e egër e duan shumë se e kanë brenda vetes, por duan edhe t’i shpjegojnë çdo banori rreth atij lumi se çfarë do të ndodhë me të, dhe t’I japin arsye që të mos largohet nga lumi I eger se ka modele të reja zhvillimi që I japin kuptim jetës.

E pra sot vijmë para jush. Me një marrëveshjë bashkëpunimi si një dakordësi të bashkëndarë për të punuar së bashku.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e ka nisur në fakt procesin e përgatitjes që në vjeshtë.

Me Bankën Botërore po përgatisim investimin per impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura që të gjitha bashkitë e Vjosës i derdhin sot në lumë e prej andej në det!

Në tetor ngritëm grup të brendshëm pune për të grumbulluar informacion të të gjitha fushave për jetën, tokën, ujin, ndërhyrjet e bashkive të luginës së Vjosës, por sa më shumë mblidhnim aq më i qartë ishte fragmentarizimi dhe mungesa e një plani të integruar të luginës së Vjosës.

Kjo kërkon një studim të thelluar të të gjithë shtresave natyrore, sociale, ekonomike, bujqësore, ujore, arkeologjike, gjeologjike, turistike, të faunës e të florës, por sidomos të perspektivës që sjell statusi Park Kombëtar për jetën e rreth 60 mijë banorëve që janë sot trashëgimtarë dhe bartës të një mënyrë jetese, tradite, pasurish shumëshekullore.

Këtë synon kjo Marrëveshje Bashkëpunimi që nënshkruajmë sot: të ndërtojmë me kontributet e ekspertëve vendas e ndërkombëtarë, qeverisjen vendore dhe qendrore, dhe me shpirtin njerëzor të Luginës së Vjosës, modelin e PARKUT KOMBËTAR TË LUMIT TË EGËR.

Po e ndal veten këtu, gati me dhunë, por vetëm një gjë ju them, nëse nuk e keni bërë ende shkoni vizitoni Vjosën në mos për të tjerat, për dy gjëra:

1. Qetësinë turkuaz të rrallë në verë ose harbimin me ngjyrën e qumështit në dimër.

2. Njerëzit që janë rritur e punojnë në luginë e që sot po krijojnë destinacionet e reja të ekoturizmit, sloë-food-it dhe festivaleve shumëngjyrshe që kremtojnë Vjosën, si për të na treguar rrugën drejt Parkut Kombëtar.

Me modelin e zhvillimit të qendrueshëm brenda Parkut Kombëtar duam të shpëtojmë edhe të parën edhe të dytët.