Sociale

Video/ Majlinda Bregu ia merr këngës në Berat

Video/ Majlinda Bregu ia merr këngës në Berat

U bë hera e dytë që tashmë punonjësit e RCC (Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal) nga gjithë rajoni bëjnë retreat në Shqipëri pak para fillimit të sezonit të ri të vjeshtës.

Këtë vit, Sekretarja e Përgjithshme e RCC Majlinda Bregu e çoi stafin, kryesisht me të huaj, në Durrës dhe Berat. Vizita në qytetin 2500 vjeçar përfshinte edhe një shëtitje në kala, nga ku aty Majlinda Bregu ia mori edhe këngës.

View this post on Instagram

A post shared by Majlinda Bregu (@m.bregu)

"Mora përpjetë kalanë" është një nga këngët tradicionale, qytetare të Beratit dhe fiks dedikuar kalasë. Këngës iu bashkua edhe stafi, kryesisht pjesa shqiptare, megjithëse, kur vjen fjala për muzikë i gjithë rajoni ngjan. Nuk jemi kaq të ndryshëm.

Punonjësit e RCC-së shijuan gatimet tradicionale të qytetit si dhe verën e bardhë e të kuqe të Beratit që shquhet për kantinat e shumta.