Sociale

Tirana solidarizohet me të moshuarën e dhunuar në Pejë: Familja, pasuria jonë!

Tirana solidarizohet me të moshuarën e dhunuar në Pejë:

Pas ngajrjes së rëndë të dhunimit të të moshuarës në një azil në Kosovë qytetarët kanë dalë mbrëmjen e sotme në një marshim paqësor në Tiranë.

Të mbledhur në Sheshin Skënderbej, ata kanë vendosur fletushka sensibilizuese ndaj të moshuarës.

“Mos e prekni të pambrojturin!” “Familja pasuria jonë” ishin disa nga mbishkrimet e qytetarëve.

Në ngjarjen e rëndë të ditës së djeshme u përfshinë disa infermiere, ku dy prej tyre dhunonin të moshuarën, një e tretë e filmonte, ndërsa të tjerat shikonin e qeshnin.