Sociale

Të hënën nis shpërndarja e shpërblimit të pensionistëve për festa

Të hënën nis shpërndarja e shpërblimit të

Nga e hëna do të nisë shpërndarja e shpërblimit për pensionistët!

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin prej 5 mijë lekësh të reja.

Në total fondi i akorduar është 3.5 miliardë lekë.

Sipas Ministrisë së Financave bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor, nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Shpërblimi mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit.