Sociale

Shkrimtarja Elif Shafak reagon për abortin: Sa vjen e po shkohet drejt humbjes së të drejtave të grave dhe minoriteteve

Shkrimtarja Elif Shafak reagon për abortin: Sa vjen e po shkohet drejt

Shkrimtarja e njohur Elif Shafak ngre alarmin për hapat pas që po bën shoqëria mbi disa të drejta të cilat u fituan me mjaft përpjekje dekada më parë ndërsa sot po humbin dalëngadalë fuqinë e tyre.

Duke iu referuar vecanërisht cështjes së abortit që riktheu debatin e madh në Amerikë mbi atë që mund të ndodhë tani që kjo e drejtë iu hiqet grave e vajzave atje, akademikja dhe aktivistja e të drejtave të njeriut Elif Shafak thotë se kjo është vërtetë e trishtë për shoqërinë e sotme.

“Ne nuk e kemi luksin të qëndrojmë të heshtur. Duhet të flasim, të ngremë zërin dhe ta bëjmë tani. Nëse nuk mbrojmë të drejtat e grave tani, nesër mund të jetë shumë vonë. Nëse i gëzojmë këto të drejta sot, i gëzojmë pasi të tjerë kanë luftuar më parë edhe për ne,” apelon shkrimtarja e e njohur turko-franceze.

Por Shafak thotë se nuk është fjala vetëm për cështjen e abortit. Gruas sot sipas saj po i zhvishen një nga një disa të drejta që garantonin barazi gjinore aq të kërkuar edhe sot.

“Ka një reagim të madh kundër të drejtave të grave dhe barazisë gjinore. Debati për abortin duhet parë brenda këtij konteksti. Ajo shkon paralelisht me humbjen e demokracisë, humbjen e respektit për pluralizmin dhe diversitetin. Një gjë është e qartë: sa herë që gërryhet demokracia, të drejtat e para që do të hiqen do të jenë të drejtat e grave dhe të drejtat e pakicave,” vë re ajo.

Elif Shafak është e njohur për romanet e saj të suksesshme në Francë dhe kudo në Europë, përfshirë edhe nga lexuesi shqiptar. Ajo shkruan në turqisht dhe anglisht dhe ka publikuar 16 libra, mes të cilave, Bastardja e Stambollit, Dyzet Rregullat e Dashurisë, Tri Bijat e Evës etj. Librat e saj janë përkthyer në 49 gjuhë të botës dhe ajo është fituese e çmimit prestigjioz Kalorëse e Urdhrit të Artit dhe Letrave.