Sociale

Shkrimtarja Dacia Maraini: Jetojmë në një kohë degradimi kulturor ku i vetmi ushqim për të rinjtë është pornografia

Shkrimtarja Dacia Maraini: Jetojmë në një kohë degradimi

"Jetojmë në një gjendje degradimi kulturor në të cilën të rinjtë ushqehen me pornografi sepse nuk ekziston asnjë formë edukimi sentimental".

Kështu u shpreh shkrimtarja italiane Dacia Maraini për La Republica teksa reflektonte mbi ngjarjen tronditëse të përdhunimit në grup të një 19-vjeçareje nga Palermo.

Shkaku i kaq shumë dhune për shkrimtaren i atribuohet mungesës së shkollës dhe familjes. "Si ia bën një djalë për t'iu qasur seksualitetit nëse nuk ka mjetet e duhura? Kush duhet t'i edukojë të rinjtë të respektojnë? Shkolla sidomos, së bashku me familjen. Të rriturit nuk flasin. Të rinjtë i kanë ato tema me turp. Prindërit i shmangen temës.

Ju duhet të edukoni djemtë të mos e mendojnë trupin femëror si një konteiner", thotë ajo.