Shkurtimet nga puna prekin edhe gjigantët mediatikë dhe ja një nga arsyet

Jo vetëm Silicon Valley. Dimri amerikan po sjell një stuhi pushimesh nga puna edhe në redaksitë e mëdha. Pas CNN, shkurtimet e stafit prekin Vox, Buzzfeed, Washington Post dhe gjigantë të tjerë mediatikë amerikanë.
Sipas një studimi të publikuar nga Qendra Kërkimore Peë në vitin 2021, redaksitë e huaja kanë ulur në mënyrë progresive numrin e punonjësve, duke shkuar nga 114,000 në 85,000 gazetarë midis 2008 dhe 2020. Dhe rënia ka qenë edhe më e theksuar në shtypin lokal.
Por si arritëm në këtë pikë?
Gianni Riotta, drejtor i Datalab dhe redaktor i La Repubblica thotë se gjithcka ka të bëjë me përthithjen e teknologjisë nga ana e sektorit.
“Të fajësosh ndryshimin, në vend që ta përqafosh atë, ka qenë gjithmonë një gabim shumë i rëndë. Botuesit dhe gazetarët nuk e kuptojnë se armiku nuk është teknologjia, por tregimi tradicional. Thjesht raportimi nuk mjafton më, ka nevojë për vlerë të shtuar,” shprehet ai.