Sociale

Shkolla në natyrë një ide jo-konvencionale që mund të jetë e ardhmja

Shkolla në natyrë një ide jo-konvencionale që mund të

Kjo ndodh në Amerikë. Eshtë një risi, por që ndërthurur me Pandeminë dhe me zhgënjimin e platformës në 'Zoom' për tre fëmijët e saj blogerja shqiptare që jeton në SHBA zbulon për ndjekësit se ka zgjedhur këtë projekt. Egreis Gjergjani ka 3 fëmijë të moshës, 3 5 dhe 6 vjeç. Ajo tregon arsyet pse mori këtë vendim për fëmijët e saj dhe çfarë ka rëndësi më shumë për to tani.

Shkolla në natyrë një ide jo-konvencionale që mund të

Egreis Gjergjani:

Çfarë vendosët për fëmijët tuaj në këtë vit shkollor? Ishte një vendim shumë i vështirë për mua dhe bashkëshortin tim. Ne morëm në konsideratë kaq shumë ide dhe opsione, por përfundimisht vendosëm këtë:

-katërditë me një program të bazuar në natyrë ku fëmijët mësojnë gjithçka duke luajtur në natyrë. Nga ngjitja në pemë, tek bujqësia, kafshët, zjarret, gjithçka që ka të bëjë me pyjet.

Shkolla në natyrë një ide jo-konvencionale që mund të

-Gjithashtu morëm një mësues me pagesë që të vinte në shtëpi për 15 orë në javë për t'u dhënë mësim akademik fëmijëve.

Fëmijët tanë janë të moshës 3, 5 dhe 6 kështu që unë nuk po e vë theksin aq shumë tek mësimi akademik. Fokusi im për to tani është në ndërtimin e karakterit, mësimin e aftësive sociale dhe njohjen se çfarë do të thotë të jesh një person i mirë, si të bashkëveprosh miqësisht me të tjerët, si të shprehesh qartë dhe si të menaxhosh emocionet e tua.

Shkolla në natyrë një ide jo-konvencionale që mund të

Shkolla në natyrë një ide jo-konvencionale që mund të

Matematika, anglishtja dhe lëndë të tjera akademike do jenë gjithmonë aty për t'u mësuar edhe pak më vonë. Por ndërtimi i themelit është pjesa më e rëndësishme që unë mendoj për këto vitet e para të fëmijëve.

Shkolla në natyrë një ide jo-konvencionale që mund të

Në u përpoqëm në Zoom për disa javë në mars dhe sërish në prill por thjesht nuk po funksiononte për fëmijët e mi por edhe për mua. Nuk u ndjeva rehat t'i fusja në shkollë me kaq shumë rregulla e gjithçka tjetër. Nuk doja që ata të urrenin shkollën dhe të mendonin se kështu është përvoja shkollore. Kështu që tani për tani do të bëjmë kështu dhe nëse gjërat kthehen në normalitet mund të konsideroj ti' rikthej në shkollë normale. Por deri më tani ata e duan metodën që kemi zgjedhur, dhe nëse e shoh se po funksionon mirë, mund të vazhdojmë kështu!

Po ju? Jam shumë kurioze të dëgjoj për vendimet tuaja.

Nëse jeni të interesuar për atë që jam duke bërë, kërkoni një shkollë me bazë natyrën pranë zonës ku jetoni. Do të habiteni se sa shumë gjëra ka për të mësuar. Nuk është ajo gjëja tradicionale dhe e zakonshme, por për mendimin tim, duhet të merren parasysh tani të gjitha opsionet.

View this post on Instagram

What did you guys decide for your kids this school year? It was such a hard decision for my husband and I. We toyed around with so many ideas and options, but we finally settled into this: - four days in a nature based program where the kids learn everything by playing in nature. From climbing trees, to farming, animals, Von fires, anything out in the woods. - we also hired a homeschool teacher to come in for 15 hours a week to teach academics Our kids are only 3,5,6 so I’m not putting so much emphasis on the academics. Right now my focus is on character building, learning social skills, and knowing what it is to be a good person, how to interact with others amicably, how to express yourself clearly and how to regulate your emotions. The math and English and academic subjects will always be there to learn a bit later. But the foundation is the most important part i think of these first few years. We tried doing zoom for a few weeks back in March and April and it just wasn’t working for my kids and I. And i didn’t feel comfortable putting them in school with so much regulations and all. I didn’t want them to hate school and think that this is how a school experience is. So for now we’re going to do this and if things get back to normal i may consider taking them back to a “regular” school. But so far they love it, and if i find it works well, i May continue this! What about you guys? I’m so curious to hear about it! If you’re interested in what I’m doing, search nature based schools in your area! You’ll be surprised how much there is out there! It’s not your traditional, common thing, but right now all options should be considered. In my opinion.

A post shared by Egreis Gjergjani (@thestilettomeup) on