Sociale

Shkodra, qyteti që po kërcënon me një katastrofë

Shkodra, qyteti që po kërcënon me një katastrofë

Bilanci i të prekurve me COVID-19 është rritur ndjeshëm dy ditët e fundit dhe kjo për shkak të zgjerimit të numrit të të infektuarve sidomos në Shkodër. 12 raste të rinj dje dhe 9 sot të gjithë brenda dy fiseve. Atëherë kur menduam se situata ishte nën kontroll dhe do i përfitonim disa lëshime, gjithçka duket se po kthehet në zero.

Shkodra, qyteti që po kërcënon me një katastrofë

Shkodranët nuk e morën seriozisht që në fillim këtë virus. Kujtojmë zonjën e moshuar që më pas u kthye edhe në meme se thoshte: “Për çfarë me pas frikë. Ne shkodranët jemi gur, jemi malësorë, racë e fortë. Koronavirusi iu bie atyre që janë të liq, dhe kanë bërë gurgule, kanë mbyllur njerëzit brenda. As mos kini hiç frikë prej kësaj pune. Unë s’kam frikë hiç”. Ishte 15 mars, videoja e saj bëri xhiron e rrjetit.

Shkodra, qyteti që po kërcënon me një katastrofë

Shkodra, qyteti që po kërcënon me një katastrofë

Tregjet vazhdonin plot, rrugët plot, e famshmja ura e vjetër e Bunës dhe shëtitorja “Molos” nuk u braktisën. Këto foto të publikuara nga mediat në 18 mars shfaqin të rinj grupe-grupe, ca në shëtitje, ca të ulur në stola.

Shkodra, qyteti që po kërcënon me një katastrofë

Shkodranët vazhduan të përditshmen rutinë pa hequr dorë nga asgjë dhe askush nuk ia tërhoqi vëmendjen, veç mediave që publikonin foto e video nga xhirot në këmbë e me biçikleta.

As kryetarja e Bashkisë nuk ia la ndonjë mesazh publik për distancim social, për t`u mbyllur brenda, për të rezistuar si gjithë pjesa tjetër e vendit. Postimi i saj i fundit në Instagram është bërë që në 8 mars për të uruar gratë për festën protest dhe kaq.

Shkodra, qyteti që po kërcënon me një katastrofë

Disa statuse në Facebook janë lëshuar në formë sulmi për qeverinë, buxhetin e të tjera si këto.

Shkodra, qyteti që po kërcënon me një katastrofë

Edhe në intervistën për Ilva Now, pjesë të së cilës vetë Voltana Ademi ka ndarë në Facebook akuzonte qeverinë për keqmenaxhim të situatës. Po asnjë fjalë për qytetarët që drejton të cilët tejmbushën çdo cep të Shkodrës dhe tani duket se po mbushin spitalet.

Dhe 5 ditë pas publikimit të fotove dhe videove nga rrugët plot të Shkodrës doli rasti i parë i një zonje të infektuar. Që nga ajo ditë dhe sot janë 31 raste, duke ndjekur Durrësin me 33 raste.

Çfarë po ndodh aktualisht? A e kanë kuptuar vallë shkodranët sa serioze është gjendja?