Sociale

Rregulli që po injorojnë 90% e atyre që po punojnë nga shtëpia

Rregulli që po injorojnë 90% e atyre që po punojnë nga

Kjo është një histori mbi ndryshimin midis punës nga shtëpia në teori, dhe punës nga shtëpia në praktikë, dhe e një rregulli kryesor që të gjithë tani po e shpërfillin. Por për t`a vënë atë në kontekst, ne duhet të pranojmë dy gjëra të mëdha.

Së pari, ndërsa punonjësit kanë kërkuar prej vitesh më shumë fleksibilitet, ka pasur një mungesë studimesh të mira mbi produktivitetin e punës në distancë. Kjo pasi historikisht, ka qenë e vështirë të gjesh grupe punëtorësh që bëjnë të njëjtën punë, por ku një numër i konsiderueshëm punojnë nga shtëpia, dhe një numër po i konsiderueshëm punojnë në një zyrë.

Unë kam shkruar në të kaluarën mbi disa përjashtime: një studim i Universitetit të Harvardit, që vëzhgoi se çfarë ndodhi kur ekzaminuesve të patentave u lejohej që të punonin nga shtëpia, dhe një studim i Universitetit të Stenfordit mbi atë që ndodhi kur një agjenci e madhe udhëtimesh lejoi të punojë nga shtëpia gjysmën e 500 punonjësve të qendrës së thirrjeve (call center).

Por gjëja e dytë e madhe që duhet pranuar, është se papritur ai kufizim në thelb është zhdukur. Problemi “se nuk ka asnjë që hulumton mbi këtë fushë” nuk është më itillë.

Karriera të tëra akademike do të pësojnë transformimin e shpejtë që ka ndodhur me kaq shumë punonjës deri më tani në të gjithë botën, duke kaluar brenda natës nga “Unë punoj në një zyrë” në “Unë punoj nga shtëpia”.

Gjithashtu, kjo do të thotë se ne tani jemi në gjendje që të vlerësojmë nëse disa nga “këshillat më të mira” dhe “rregullat kryesore” që kemi dëgjuar nga njerëzit, të cilët kanë punuar nga shtëpia me sukses përgjatë viteve, janë vërtet kaq të zbatueshme.

Viktima e parë? “Rregulli i Gjërave të Para”, që thoshte se për të punuar me sukses nga shtëpia, gjëja e parë që duhej të bënin punonjësit ishte të ngriheshin në mëngjes, të bënin dush dhe të visheshin sikur do të shkonin në zyrë.

Të gjithë e citojnë si rregull. Por tani që kaq shumë prej nesh po punojnë papritmas nga shtëpia, rezulton se gati askush nuk po ndjek “Rregullin e Gjërave të Para”. Një sondazh nga NPD, zbuloi se “vetëm 10 për qind e njerëzve vishen për të punuar në shtëpi në fillim të ditës, dhe më vonë kalojnë në “rroba më komode”, sipas një raporti në “The New York Times”.

Atëherë, çfarë po bëjnë punonjësit në vend të kësaj? Times, sugjeron se ata po vishen në mënyrë rastësore dhe që të ndihen komodë, por duke mbajtur pranë një “këmishë për mbledhjet në platformën Zoom”. Mesa duket e vetmja gjë që ka rëndësi.

Pasi,meqë asgjë poshtë kraharorit nuk shfaqet kurrë në ekran, pantallonat, ​​këpucët dhe aksesorë të tjerë të mëparshëm të “veshjes” duket se janë lënë shumë pas dore. Për burrat, duket se është një këmishë e vetme, pa rrudha, shpesh me një ngjyrë të fortë.

Për gratë, ka më shumë mundësi veshjeje, por synimi është i njëjti. Në mënyrë anekdotike, të afërmit që pashë gjatë fundjavës së katërt të muajit korrikut, shumica e të cilëve tani po punojnë nga shtëpia, ranë gati njëzëri dakord se po ndiqnin modelin e “këmishës së Zoom-it”.

Dhe të dhënat e tjera,duket se po e mbështesin këtë tendencë. Rrjeti i supermarketeve “Walmart” në SHBA, thuhet se shiti më shumë gjatë 3 mujorit të parë të vitit 2020, pikërisht kur puna nga shtëpia po përhapej shumë, ndërsa “New York Times” thotë se tendencat e Google tregojnë se “këmisha” është një ndër termat më të kërkuar në rrjet.

Atëherë,çfarë duhet të bëjmë me “Rregullin e Gjërave të Para”, që tani duket se nuk po ndiqet nga shumica e njerëzve, sidomos pasi duket se mënyra e vetme e konsensusit është se punonjësit mund të punojnë në distancë, madje me një efikasitet edhe më të madh sesa mund t`a parashikonin shumica e kritikëve.

Ndoshta,kjo gjë është pjesërisht rezultat i natyrës së papritur përmes së cilës ndodhi gjithçka. Njerëzit që nuk kishin mundësi të punonin nga shtëpia, apo edhe që nuk kishin interes për të, papritmas nuk kishin më zgjidhje tjetër.

Garderoba ishte thjesht një përparësi më e vogël sesa gjërat si rregullimi i punës, orari, dhe për shumë të tjerë kujdesi për fëmijët. Por ka edhe një faktor tjetër. Ky është fakti se kur të gjithë dhanë sugjerimin e “Rregullit të Gjërave të Para”, njerëzit që punonin nga shtëpia ishin në pakicë.

Ata duhej t’i përshtateshin asaj që bënin kolegët e tyre në zyrë. Po tani? Ne jemi të gjithë duke punuar nga distanca. Dhe nëse jeni si unë – dhe me sa duket shumica e kolegëve tuaj – kjo përfshin veshjen e një këmishe edhe duke pasur poshtë pantallona të shkurtra që i përdorni për të bërë vrap në lagjen tuaj, po kështu edhe në diskutimet më të rëndësishme online të ekipit të punës tuaj.

*Marrë nga bota.al