Sociale

Rene Rexhepi: Isha i ngecur tre vjet në Danimarkë, derisa kuptova që duhet t’ia nisja nga fillimi

Rene Rexhepi: Isha i ngecur tre vjet në Danimarkë, derisa kuptova

Shqiptari më i famshëm në botë në artin e gatimit, para disa kohësh bëri bujë kur mbylli restorantin e tij “Noma”, i konsideruar numri një në botë.

Rene Rexhepi vendosi ta mbyllë dhe të kërkojë një eksperiencë të re e kapitull të ri me jetën e tij, në Japoni.

Në Instagram ai ka postuar një video që duket si pikturë dhe një status ku shpjegon me pak fjalë kurajon dhe nevojën njerëzore për t’ia nisur nga fillimi dhe për të mos qenë peng i të shkuarës qoftë ajo edhe e lavidshme:

“I ngecur në Danimarkë për gati 3 vjet gjatë Covid. Ndodh që ndonjëherë përshtatesh aq shumë me një mënyrë të punuari sa arrin të mos pranosh më ide të reja apo qasje të ndryshme ndaj rutinës të përditshme. Por më pas udhëton në anën tjtër të botës dhe papritmas të shpalosen mundësi të reja dhe ide më të të qarta. Mendja e fillestarëve”.