Sociale

Profesori i psikologjisë, Edmond Dragoti komenton ngjarjen e Fierit. Si na kushton liria e njerëzve me probleme mendore

Profesori i psikologjisë, Edmond Dragoti komenton ngjarjen e Fierit. Si na

Profesori i psikologjisë, Edmond Dragoti ka folur këtë të mërkurë për profilin e mundshëm të autorit të ngjarjes tronditëse në fshatin Greçalli të Fierit, Klodian Çalamanit, dhe efektet e gjendjes së këtij të fundit në komunitetin ku jetonte.

Një ditë pas ngjarjes tragjike, ku Çalamani i mori jetën 8-vjeçarit Mateo Vasiu, professor Dragoti vuri në dukje se liria dhe prania e një personi të tillë nuk duhet lejuar në komunitet, por duhej të izolohej nga shoqëria.

Gjatë një lidhjeje direkte për News 24, theksoi se edhe fqinji që normal në dukje, në një moment të caktuar mund të deformojë sjelljen dhe të sillet në mënyrë dypolare.

“Ai ka qenë i rrezikshëm në çdo kohë. Institucionet duhet të bashkëpunonin për ta denoncuar. Policia strukturore duhet të ishin treguar më të ndjeshmë. Nuk duhej lejuar liria e tij në komunitet.

Nëse është pedofil, nuk ka shanse të rehabilitohet në shoqëri, duhej izoluar nga shoqëria. Pas rastit të një krimi, ne kujtohemi pasi ndodh.

Edhe fqinji që duket normal, në një moment të caktuar mund të deformojë sjelljen dhe të sillet në mënyrë dypolare. Edhe shoqëria por edhe strukturat duhet të jene të vetëdijshmë, të reagojnë në mënyrë të menjëhershme ndaj rasteve.

Personat me probleme të shëndetit mendor dhe me precedent penal janë shumë të rrezikshëm. E kane akumuluar precedentin dhe mezi presin të bëjnë një krim të dytë, një krim të tretë. Është i domosdoshëm ekzaminimi.

Janë të domosdoshëm spitalet psikiatrike ligjore. E izolon personin dhe nuk ia jep mundësinë për të kryer krime. Edhe komuniteti I njeh personat e tillë, por nuk është alert për problemet e tyre dhe ul vigjilencën. Punonjësit duhet t’i identifikojnë personat e tillë”, tha psikologu Dragoti.

Tiranapost.al