Sociale

Përse nuk duhet t`u themi kurrë fëmijëve ‘S`ke turp’

Përse nuk duhet t`u themi kurrë fëmijëve ‘S`ke

“S`ke turp”, “Sa turp” është një mënyrë për ta vënë fëmijën para përgjegjësisë për veprimet e kryera, por është e gabuar. Pediatrja Lira Gjika sqaron arsyen përse asnjëherë fëmijëve nuk u duhet drejtuar me këto fjalë.

Përse nuk duhet t`u themi kurrë fëmijëve ‘S`ke

“Prindër mos u mësoni fëmijëve turpin, por të mirën. Kur u themi fëmijëve “s’ke turp”, në fakt, u ngulitim në mendje vetë turpin dhe jo të mirën.

Prindër, fjalën 'turp' mos e përdorni vend e pavend. Jeni të nxehur dhe nuk dini çfarë të bëni që të nxirni atë që ndjeni dhe i vërsuleni fëmijës me shprehjet e tmershme: 's’ke turp apo turp të kesh'. Prindër në momente zemërimi ju harroni të mendoni se çfarë po i bëni fëmijës tuaj që e doni aq shumë. Këto shprehje bëjnë vetëm keq. Nuk janë shprehje që të bëjnë të reflektosh e të mendosh, por të poshtërojnë e të ç’bëjnë duke u ngulitur thellë e më thellë dhe duke mos lënë vend për të menduar e zgjedhur. Besoj, çdo prind për fëmijën e tij kërkon që ai të bëhet i mirë e i zoti, por kur përdoren këto shprehje në vend që të përmirësohen apo përqëndrohen te e mira u ngulitet në mendje vetë turpi dhe e keqja. Këtë doni t`u mësoni? E mira nuk mësohet e edukohet duke i thënë fëmijës 'turp të kesh', 'apo s’ke turp'", shkruan Lira Gjika.