Sociale

Përpara se të vendosësh se çfarë do të studiosh lexo këto këshilla dhe të vërteta në lidhje me degë të ndryshme

Marrja e vendimit për të ndjekur studimet e larta është një hap i rëndësishëm për këdo dhe është një prej momenteve më stresuese, teksa përcaktohet e ardhmja dhe profesioni. Për më tepër ky muaj është dhe momenti që maturantët zgjedhin degët për të cilat do të kandidojnë. Këto janë disa këshilla në lidhje me degë të ndryshme që duhet të dini përpara se t’u dedikoni jetën.

Përpara se të vendosësh se çfarë do të studiosh

Marrja e vendimit për të ndjekur studimet e larta është një hap i rëndësishëm për këdo dhe është një prej momenteve më stresuese, teksa përcaktohet e ardhmja dhe profesioni.

Për më tepër ky muaj është dhe momenti që maturantët zgjedhin degët për të cilat do të kandidojnë. Këto janë disa këshilla në lidhje me degë të ndryshme që duhet të dini përpara se t’u dedikoni jetën.

1.Ata që studiojnë gazetari duhet të dinë se është e rëndësishme që të përfshihen në publikime dhe të jenë pjesë e aktive e shtypit të shkruar, pasi për sukses në këtë profesion, eksperienca dhe të mësuarit në punë vlen më shumë sesa notat e mira dhe leksionet në auditor.

2. A është vendim i duhur të studiosh një gjuhë të huaj? Duhet të jeni të gatshëm të lexoni shumë dhe të punoni fort për të konkurruar me ata që kanë pasur fatin të njohin të dyja gjuhet që në vegjëli dhe t’i zotërojnë në nivel gjuhe “amtare” që të dyja. Këta njerëz kanë shumë më tepër gjasa që t’u marrin vendin e punës. Nëse gjuhët i keni pasion, konsideroni mundësinë që të studioni dhe diçka tjetër që mund t’u japë më thjesht profesion.

3. Nëse nuk do që të bësh edhe master, mos zgjidh degën e psikologjisë. Është një disiplinë e përgjithshme që vështirë se të jep profesion në rast se nuk je i gatshëm të specializohesh duke bërë edhe dy vite të tjera master, përpara se të mund të fillosh të ushtrosh profesionin.

4. Historia e artit, mund të duket si një degë interesante, veçanërisht për të apasionuarit pas estetikës, por kjo degë gati ju garanton se nuk do të gjeni punë në profesion.

5. Artet si muzika apo piktura mund të jenë pasion i juaji, por mendohuni mirë përpara se t’i zgjidhni sa gjasa ka që të mund të jetoni në mënyrë komode thjesht nga ky profesion. Konsideroni studimin e një dege tjetër dhe marrjen me arte gjatë kohës suaj të lirë apo në kurse fundjave.

6. Mos studioni Administrim Biznesi në rast se nuk pëlqeni matematikën. Ndonëse është një degë që konsiderohet teorike, matematika dhe formulat do u shoqërojnë gjatë të gjitha viteve dhe shpeshherë mund të mendoni se jeni duke studiuar shkenca ekzakte.

7. Në rast se nuk është ëndrra juaj absolute dhe nuk jeni krejtësisht të dedikuar për arkitekturën, këshillohet të ndiqni një degë tjetër më pak sfiduese, pasi arkitektura kërkon netë pa gjumë, të vendos në shumë presion dhe stres.

8. Dizajni grafik është një profesion që mund të fitohet edhe pa studiuar për këtë gjë në universitet. Ata që do u marrin në punë do u vlerësojnë mbi aftësitë më tepër sesa mbi diplomën që keni dhe ju mund të arrini nivel të lartë me kurse dhe punë të pavarur pa shpenzuar tre vite universitet.

9. Çdo lloj inxhinierie është një torturë e vërtetë dhe duhet të merrni shumë seriozisht sfidat që këto degë kanë. Nëse e shihni inxhinierinë thjesht një zgjedhje sepse ka shumë para në profesion, më mirë shihni diku tjetër, sepse gjasat janë që do të pendoheni.

10. Në rast se nuk doni të jeni mësues, mos zgjidhni historinë. Me qindra studentë mbarojnë këtë degë dhe shumë pak prej tyre merren vetëm me shkrime dhe kërkim historik, pjesa dërrmuese japin mësim në sistemin para-universitar.

Përshtatur nga “BuzzFeed”/ tiranapost.al