Sociale

Përmendorja e Skënderbeut ngrihet në sheshin kryesor të komunës në Sicili

Përmendorja e Skënderbeut ngrihet në sheshin kryesor të

Përmendorja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, vepër e skulptorit Vincenzo Muratore, është vendosur këtë të diel në sheshin kryesor të Bashkisë arbëreshe Contessa Entellina në qytetin metropolitane të Palermos, Siçili.

I pranishëm në ceremoni ka qenë edhe Presidenti Ilir Meta, i cili thotë se vendosja e kësaj vepre është një mesazh kujtese edhe për brezat e rinj, për të mos i harruar kurrë rrënjët dhe për të bërë gjithçka për ruajtjen e trashëgimisë tonë të vyer historike e kulturore.

“Thellësisht i lumtur dhe krenar, që vizita ime në Bashkinë arbëreshe Contessa Entellina, përkoi me përfundimin e përmendores së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vepër e skulptorit Vincenzo Muratore.

Vendosja e kësaj vepre në sheshin kryesor të qytetit, do jetë një thirrje e përhershme për të gjithë dhe një mesazh kujtese edhe për brezat e rinj, për të mos i harruar kurrë rrënjët dhe për të bërë gjithçka për ruajtjen e trashëgimisë tonë të vyer historike e kulturore.

Mirënjohje Kryebashkiakut, Leonardo Spera dhe të gjithë komunitetit të dashur arbëresh të Contessa Entellina, që mbajnë gjallë figurën e Skënderbeut, simbolit të identitetit tonë kombëtar, mbrojtësin e vlerave dhe traditave të qytetërimit europian, që frymëzon në çdo kohë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera tradicionale me popullin dhe Italinë mike”, shkruan Presidenti i Republikës.

Tiranapost.al