Sociale

Nuk ju duam veç me fjalë, nisma e rrjetit delivery ‘Baboon’ me ‘Tiranapost’ për mjekët dhe infermierët e Infektivit

Nuk ju duam veç me fjalë, nisma e rrjetit delivery

Genti Selenica është djali që do shihni në shumë foto të këtij artikulli. Ai është një nga themeluesit e rrjetit të shpërndarjes së ushqimit, ‘Baboon’. Mund të jenë në minorancë ata që nuk e kane këtë aplikacion në telefonin e tyre dhe nuk kanë shijuar gatimet nga restorantet më të mira të Tiranës në shtëpi apo në zyrë.

Nuk ju duam veç me fjalë, nisma e rrjetit delivery
Momenti kur merret vakti i parë nga 'Tëduktu'

‘Baboon’ në bashkëpunim me disa restorante prestigjioze në Tiranë, me mbështetjen e portalit 'Tiranapost.al' kanë ndërmarrë një nismë humane, modeste në thelb, por shqiptarët thonë 'bukë e kripë e zemër të bardhë', edhe pse në rastin tonë buka është me më shumë shije dhe produkte.

Nuk ju duam veç me fjalë, nisma e rrjetit delivery
Vakti i parë i paketuar dhe gati për t'u dërguar

‘Baboon’ do të dërgojë çdo ditë pa një limit të caktuar kohor dy vaktet të ngrohta e të shëndetshme për mjekët dhe infermierët e Spitalit Infektiv, që janë në frontin e luftës kundër koronavirusit.

Nuk ju duam veç me fjalë, nisma e rrjetit delivery
Vakti i parë i përgatitur

Në bashkëpunim me restorantet si,- 'Tëduktu', 'Vila Ferdinand', 'Opa', 'Deliziosa', 'Proper Pizza', 'Oreksi', 'Family Catering', 'Lulishte 1 Maji' - ‘Baboon’ me mbështetjen edhe të ‘Tiranapost.al’ do të çojë para këtë projekt. Qëllimi është vetëm human, dhe mirënjohje për bluzat e bardha që sot po sakrifikojnë në skalionin e parë të luftës më epideminë nga koronavirusi.

Nuk ju duam veç me fjalë, nisma e rrjetit delivery
Marrja e vaktit të përgatitur nga 'OPA'

‘Tiranapost.al’ mbështet mundësinë që restorantet të mos jenë të hapura për njerëzit, por kuzhina e tyre mund të punojë duke ofruar shërbimin ‘online delivery’. Ky shërbim do të jetë në dispozicion të qytetarëve nga ora 13:00 të çdo dite, pikërisht pas orarit kur nuk mundni të dilni nga shtëpia dhe ju vjen nepsi për një ëmbëlsirë apo një ushqim specifik.

Kështu shpëtojmë sado pak nga ekonomia jonë, nuk i kërkojmë vetëm borxhe bankave, por aty ku mund të punohet e mbijetohet përse jo?!

Nuk ju duam veç me fjalë, nisma e rrjetit delivery
Genti dhe Xheni që janë në krye të misionit

‘Baboon’ po tregon se idetë inovative në situata të tilla, janë shpëtim siç është sot e siç do ishte edhe pazari online, dhe çdo gjë. Fundja karantinën të gjithë po e kalojmë bashkë në të vetmen hapësirë që e kishim kryqëzuar jo pak herë, botën online. Aty është një pjesë e mirë e zgjidhjeve.

Nuk ju duam veç me fjalë, nisma e rrjetit delivery
Vaktet mbërritën në destinacion, tek Infektivi

Ndërkaq në këtë moment që shkruajmë, mjekët dhe infermierët tanë duhet ta kenë mbaruar vaktin e ngrohtë: ju bëftë mirë dhe e dimë ju meritoni restorantet më të mira të botës, përqafimet dhe fjalët e çmimet më të mëdha të botës.

Jeni sot mbi çdo shkrimtar nobelist, mbi çdo aktor e këngëtar. Jemi fansat tuaj më të mëdhenj. Faleminderit me gjithë shpirt!

Nuk ju duam veç me fjalë, nisma e rrjetit deliveryNuk ju duam veç me fjalë, nisma e rrjetit deliveryNuk ju duam veç me fjalë, nisma e rrjetit delivery

Nuk ju duam veç me fjalë, nisma e rrjetit delivery

Nuk ju duam veç me fjalë, nisma e rrjetit deliveryNuk ju duam veç me fjalë, nisma e rrjetit deliveryNuk ju duam veç me fjalë, nisma e rrjetit deliveryNuk ju duam veç me fjalë, nisma e rrjetit deliveryNuk ju duam veç me fjalë, nisma e rrjetit deliveryNuk ju duam veç me fjalë, nisma e rrjetit deliveryNuk ju duam veç me fjalë, nisma e rrjetit delivery