Sociale

Një në tre burra në Gjermani e shikon dhunën ndaj grave si diçka normale

Një në tre burra në Gjermani e shikon dhunën ndaj grave si

Një e treta e të rinjve në Gjermani e konsiderojnë të pranueshme përdorimin e dhunës ndaj grave, sipas një sondazhi të ri që ka shkaktuar zemërim tek aktivistët e barazisë gjinore.

Sondazhi u porosit nga shoqata bamirëse për fëmijë Plan International Germany. Gjetjet e tij u botuan në gazetën rajonale Westdeutsche Allgemeine Zeitung.

Një grupi prej 1000 burrash dhe 1000 grash të moshës 18-35 vjeç nga e gjithë Gjermania iu kërkua të jepnin pikëpamjet e tyre mbi maskulinitetin për studimin. Studimi u krye në internet.

34% e meshkujve nga ajo grupmoshë pranuan se kanë qenë të dhunshëm ndaj partneres së tyre femër në të kaluarën, për të “rrënjosur respektin”. 33% thanë se mendonin se ishte e pranueshme nëse "dora e tyre kërciste ndonjë pëllëmbë" herë pas here gjatë një debati me partnerin e tyre.

Sondazhi zbuloi se 50% e burrave thanë se nuk do të dëshironin një marrëdhënie me një grua që kishte pasur shumë partnerë seksualë, ndërsa 20% e grave të intervistuara ishin dakord me këtë deklaratë.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se pritshmëritë brenda një marrëdhënieje ndryshonin shumë midis burrave dhe grave.

Pak më shumë se gjysma e meshkujve - 52% - dëshironin një marrëdhënie në formën e një "modeli të familjes-shtëpiake", ku ata fitonin shumicën e parave për shtëpinë dhe kujdesi për fëmijët dhe detyrat shtëpiake ishin kryesisht roli i gruas.

Mbi dy të tretat e grave të intervistuara nuk ishin dakord, duke dashur partneritete të barabarta dhe vendimmarrje të përbashkët.

Pak më pak se gjysma e të anketuarve - 48% - shprehën një mospëlqim për shfaqjet publike të homoseksualitetit, duke thënë se ndjeheshin "të shqetësuar" nga kjo.

Një grup gjerman i quajtur Organizata Federale për Barazi shkroi në Twitter se gjetjet ishin "tronditëse".

"Sipas një sondazhi nga Plan International Germany, një në Tre djem të rinj e sheh dhunën ndaj grave 'të pranueshme'. Kjo duhet të ndryshojë urgjentisht!"

Sipas të dhënave nga Policia Federale Kriminale e Gjermanisë (BKA), 115,000 gra në Gjermani ishin viktima të dhunës nga partneri në vitin 2021.