Sociale

Një letër për vajzën tonë amerikane të sapolindur

Një letër për vajzën tonë amerikane të sapolindur

Ti ke lindur natën e tretë të shtetrrethimit dhe në muajin e tretë të bllokimit nga Covid, duke ardhur në një botë teksa rreth nesh vërtitej një histori epike. Kur nëna jotë shkoi në punë, helikopterët e policisë rrethuan ndërtesën ku banojmë. Ndihmësja e mamisë u mor në pyetje nga oficerët që rrinin në derë dhe kur pamë nga dritarja e shtëpisë pak pas lindjes tënde, një autokolonë makinash nga skuadra e New Yorkut kaloi mbi urën e Brooklyn drejt kullave të Manhattan, mbi makina ishin aktivizuar dritat kuq e blu.

Çdo ditë për një javë rresht, protestuesit bënin të njëjtin rrugëtim përtej urës; Mijëra prej tyre mbanin slogane dhe bërtisnin mbi logon e lëvizjes: Black Lives Matter, Black Lives Matter.

Ti lëvizje mushkëritë për herë të parë duke thithur ajër, e ndërsa në gjithë Amerikën brohoritej: Nuk mund të marr frymë.

Vendosëm që ti të lindje në shtëpi sepse erdhe ne jetë në një kohë kur njerëzit patën frikë nga spitalet. Por një natë më parë, teksa rrugët ishin të bllokuara nga protestuesit dhe policia që kishte formuar barrikada nëpër ura dhe rrugë kryesore, edhe brenda blloqeve pranë shtëpisë tonë kishim frikë se mamia do vonohej dhe dhomat e urgjencës pranë qendrave mund të mos kishin hapësira. Pasi ishim detyruar të qëndronim si në letargji nga një sulm viral që vrau më shumë se 17 mijë banorë të New Yorkut, pjesë të qytetit u paralizuan nga protesta.

Edhe unë me nënën tënde vuajtëm nga koronavirusi, një sëmundje për të cilën nuk kishim dëgjuar kurrë në fillim të këtij viti fatal. Edhe në barkun e nënës tende do i kesh ndjerë konvulsionet e dhunshme të trupit të saj: Kollitjet që të linin pa frymë, mbase ke ndjerë dhe frikën e saj nga shtrimi në spital.

Kështu që mund të kesh qenë e vetëdijshme për gjendjen tonë të shtuar të ankthit. Pas disa muajsh jetese në qytetin më të prekur në vendin më të prekur, situata nisi të dukej e zakonshme. Motrat dhe vëllezërit e tu më të mëdhenj do të tregojnë se babai yt duke qenë korrespondent duhej të ishte dëshmitar i shumë skenarëve të këqinj. I përgjumur për javë të tëra më parë, i lexova nënës tënde informacione lindjeje, fjalë qetësuese dhe gati hipnotike për të ngushëlluar edhe mendjet tona të shqetësuara. Por historia e lindjes tënde u ndje më shumë sikur erdhi nga faqet e romanit klasik 'Viti i të jetuarit në rrezik'. Dhe tragjikisht, kështu ishte bërë viti 2020.

Zakonisht prindërit qajnë me lot nga gëzimi kur shohin për herë të parë të porsalindurin e tyre. Për ne, lotët erdhën më shumë si një lehtësim. Ardhja jote në jetë dhe në mënyrë të sigurt shënoi heqjen e muajsh të tërë stres mendor: Ishte pushim pas netëve pa gjumë të stresit para-traumatik.

Nëse sëmundja ngjitëse ka kuptim me maska, karantinë edhe pse fytyrat e dashamirësve u shfaqën në ekran në një rrjet të kompjuterizuar, atëherë çfarë i shpjegon ato protesta?

Kolona e protestuesve jashtë dritares tonë u bë e rregullt si ushqyerja jote me gji. Fraza e thirrje që thuajse mbysnin të qarat e tua. Epo, në mes të pandemisë, një video u bë virale. Tregonte një njeri me ngjyrë, George Floyd, teksa mbytej nga gjuri i një polici: Një vrasje që zgjati gati nëntë minuta: Një akt vrasës që pretendohet se erdhi si epitomizim sesi Afrikano-Amerikanët janë mbajtur prej kohësh të shtypur dhe të mbytur nga racizmi sistemik.

Zjarri e tërbimit po ngrihej, turbulenca racore më të përhapura që nga vera e lindjes time në vitin 1968. Amerika u gjend duke u përballur me tre konvulsione të njëkohshme: një krizë shëndetësore që prekte në mënyrë disproporcionale njerëzit me ngjyrë; një goditje ekonomike që preku në mënyrë disproporcionale njerëzit me ngjyrë; dhe trazirat civile të shkaktuara nga brutaliteti policor që ka prekur gjithmonë në mënyrë disproporcionale njerëzit me ngjyrë. Një pasqyrë e copëtuar në një vend të copëtuar.

Kjo situatë racore nuk është e kufizuar vetëm në Amerikë. Në Australi, ku lindi vëllai dhe motra jote e madhe, mijëra protestuan kundër trajtimit të njerëzve Aboriginalë, viktimave të vuajtjeve të kolonizimit britanik. Në vendlindjen time të dashur, Bristol, protestuesit rrëzuan një statujë prej bronzi të një tregtari skllav dhe më pas e hodhën në portin ku ankoronte dikur anijen.

Për pjesën më të madhe të jetës time si i rritur, shkelja racore në Amerikë ka qenë diçka si fiksim personal. Kam udhëtuar në jug të Amerikës, kam vizituar zonat kulmore të luftës për barazi. Jam ulur dhe kam biseduar me aktivistë që janë rrahur dhe goditur me shkopinj. Kam kërkuar në arkivat e politikanëve supremacistë të bardhë të cilët u përpoqën të mbështesnin sistemin e aparteidit racor që ndau racat nga djepi në varr.

Për këto kërkime që i bëra për të kuptuar, arrita të mësoj se lufta civile e zhvilluar në këtë tokë më shumë se 150 vjet më pare, në të vërtetë nuk përfundoi kurrë dhe se ndarja racore ka qenë gjithmonë vendosja e paracaktuar e Amerikës. Mund të them se trazirat që kemi parë në javën e lindjes tënde nuk ishin ndonjë devijim por pjesë e një filli historik të pandërprerë.

Të gjitha këto i di dhe i kuptoj. Megjithatë, një gjë që unë kurrë nuk do të jem në gjendje të shpjegoj është se si ndihesh të ecësh në këpucët e një personi me ngjyrë.

Ajo që mund të them është se pigmenti i lëkurës të jep privilegj. Të jep prezumim pafajësie. Të ofron mbrojtje nëse makina me të cilën lëviz ndalet nga policia. Gjasat janë të mëdha që ti të jetosh më gjatë se një foshnjë me ngjyrë e lindur në të njëjtën natë: Fiton më shumë para për të njëjtën punë: Ke shanse më të mira për të përfunduar shkollën dhe të marrësh një diplomë në Universitet.

Shpesh i tregojmë vetes histori ngushëlluese të përparimit racor: Tani kemi krerë bashkish më ngjyrë, patëm një president të ri afrikano-amerikan që pushtoi Shtëpinë e Bardhë të ndërtuar nga punëtorë me ngjyrë të robëruar. Por, e vërteta është se lufta për barazi të mirëfilltë kurrë nuk mund të arrijë qëllimin. Dhe ëndrra do të shtyhet gjithmonë që të bëhet realitet.

Në këtë kohë gëzimi, e kuptoj që dukem si i dëshpëruar. Kështu më duhet të të tregoj për dashurinë time për Amerikën, një dashuri që filloi shumë kohë para se të vija këtu si adoleshent mes viteve 80. Pasi u rrita në një vend ku shumë njerëz e vendosën fatin diku tjetër në një moshë shumë të hershme, u gëzova shumë për mundësinë: Për besimin në përparimin personal dhe të gjeneratave që ne e quajmë Ëndrra Amerikane.

Asnjëherë nuk i kam ndarë mendimet anti-amerikanizmit mes shumë miqve të mi europianë. Kalova shumë nga mosha e pjekurisë sime në Britani. Por e pranoj që tani pata ndjenja konfuze që ti ke lindur në SHBA: Por ti do jesh në gjendje të udhëtosh nëpër botë me një simbol shqiponje në pasaportë.

Ky nuk është vendi me të cilin u dashurova kur isha fëmijë. Fjalët: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tani tingëllojnë si një emër i gabuar, një oksimoron.

Nocioni i jashtëzakonshmërisë amerikane, larg nga të pasurit frikë për inspirim dhe emulativ, është shndërruar në një konstrukt negativ - diçka që ne e shoqërojmë me të shtëna masive, shkolla të pasigurta, brutalitet policor, një politikë e pabalancuar.

Që nga fillimi i shekullit të ri ne kemi folur për një botë post-amerikane. Por frika ime është se po përballemi me një Amerikë post-amerikane: një vend në një gjendje të papajtueshme të përçarjes dhe rënies; një superfuqi e thyer në një botë të thyer.

Ishte e habitshme në ditët pas lindjes tënde se sa miq dhe të afërm menduan se ti duhet të kesh emrin Shpresa.

Mes atyre ditëve të errëta dukej sikur njerëzit të shihnin si fëmijë i fatit. Por nuk është detyra jote të rregullosh problemet e botës për ne, është përgjegjësia jonë urgjente t'i rregullojmë ato për ty: emergjenca e klimës; pabarazitë e pasurisë dhe mundësive; seksizëm dhe dhunë seksuale; thyerja racore; Kutia e Pandorës, e inteligjencës artificiale dhe armatimit autonom; sfidat transnacionale që na bëjnë të gjithë ne qytetarë globalë.

Pa kaluar shumë kohë, shpresoj që New York-u të kthehet në vetveten e tij karizmatike dhe që ti ta përjetosh këtë qytet epik global. Ne do të shohim të huaj të buzëqeshin dhe që bëhen me nerva prapë. Miqtë dhe të afërmit më në fund do jenë në gjendje të të mbajnë në krahë.

Por të jem i sinqertë, për nder, nuk shpresoj tek një kthim i shpejtë në normalitet. Sepse një gjë që është bërë krejt e dukshme gjatë këtyre muajve të mbylljes globale dhe këtyre javëve të protestës globale është se: Normalja nuk funksionon më!

-Nick Bryan është korrespondent i BBC-së në New York dhe Kombet e Bashkuara. Ka mbuluar histori nga e gjithë bota. I diplomuar në histori nga Kembrixh me një doktoraturë në politikën amerikane nga Oksfordi, ai është autori i The Bystander: John F Kennedy and the Struggle for Black Equality dhe Confessions from Correspondentland. Ai është i martuar me stilisten australiane Fleur Wood.

*Ndalohet ribotimi i këtij shkrimi