Sociale

Një Kampus i Kolegjit të Bruges do të ndërtohet edhe në Tiranë

Një Kampus i Kolegjit të Bruges do të ndërtohet edhe në

Veç projekteve në energjetikë, infrastrukturë dhe teknologji, në Samitin e Tiranës mes BE dhe Ballkanit Perëndimor u fol edhe për një tjetër marrëveshje me interes për të rinjtë shqiptarë.

Gjatë Konferencës përmbyllëse të Samitit liderët e BE dhe Kryeministri Edi Rama dhanë edhe një lajm të rëndësishëm në fushën e arsimit siç ëshë ai i çeljes së një kampusi edhe në Tiranë të një prej kolegjeve më të njohura europiane, si në Bruges të Belgjikës.

Një Kampus i Kolegjit të Bruges do të ndërtohet edhe në

“Një tjetër gjë fantastike që diskutuam dhe kemi marrë mbështetje në parim si të Presidentit të Këshillit, ashtu edhe Presidentes së Komisionit dhe mesa kuptoj edhe mbështetjen e plotë të udhëheqësve është për të punuar e për të pasur në Tiranë kampusin e Kolegjit të Europës në Bryzh. Është një universitet me një reputacion mjaft të lartë dhe tashmë është koha që këtë kampus ta ngremë në Tiranë, është fantastike,” tha Rama.

“Studentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do mund që jo vetëm të studiojnë, duke qenë fizikisht në universitete të ndryshme të Europës, por edhe në formë virtuale, duke qenë në vendin e tyre, por në të njëjtën kohë kanë qasje të drejtpërdrejtë tek këto universitete dhe këtu është ai vizioni juaj që kishit për të patur Kolegjin e Europës, një universitet kaq të rëndësishëm, ashtu siç e kemi dhe në Bryzh e në Poloni,” tha Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen.