Sociale

Një ditë më e shkurtër pune do të ishte trashëgimia më e mirë e Covid-19

Një ditë më e shkurtër pune do të ishte

Nga Adam Grant/ Në 1993-shin Guruja i menaxhimit Peter Drucker tha: “Rruga për të shkuar nga punë, është e dalë mode”. Deri vitin e kaluar, vizioni i tij nuk ishte bërë ende realitet: Nga një studim rezultoi se gati gjysma e kompanive globale ende nuk e praktikonin punën në distancë. Pastaj erdhi pandemia. Papritur, miliona njerëz filluan të punonin nga shtëpia. Prej këtij momenti, puna kurrë nuk do të ishte më e njëjtë.

Megjithatë, ndryshimi i vendit fizik ku ne po punojmë është pjesa më e vogël e historisë. Përvojat nga recesionet dhe krizat e kaluara tregojnë se edhe Covid-19 ka të ngjarë të transformojë tre tipare të punës: kënaqësinë në punë, udhëheqjen etike dhe besimin.

Ndryshimi fillon me qëndrimet tona ndaj punës. Rezulton që sa më e lartë të jetë shkalla e papunësisë kur hyjmë në fuqinë punëtore, aq më të kënaqur jemi me punën. Duke e nisur karrierën gjatë një krize të përgjithshme, ne jemi mirënjohës që në fund të fundit kemi një punë. Kjo ndjenjë vlerësimi nuk do të ndihet vetëm nga studentët që mbarojnë këtë vit shkollën e do hyjnë në punë. Kjo ndjesi do të zgjasë mbase deri në 15 vite. Miliona njerëz kanë humbur punën e tyre dhe shumë të tjerëve u janë ulur pagat. Ata që e kanë një punë sot mund të jenë më mirënjohës sesa dikur, kur e merrnin punën si të mirëqenë.

Mirënjohja e rritur është një lajm i mirë për kënaqësinë në punë, por potencialisht një lajm i keq për cilësinë e punës. Kjo mund të bëjë që pronarët të përfitojnë nga ata që janë të gatshëm të tolerojnë një pagë më të ulët, kushte të këqija dhe të ashtuquajturat "punën mekanike". Njerëzit që e duan punën e tyre shpesh paguajnë një "taksë pasioni".

Po lidershipi si do të ndryshojë?

Gjatë kohës së stresit, njerëzit shpesh kthehen në instiktet e tyre themelore. Mes krizave, ne kemi parë disa drejtues që i ulin pagat. Por ne kemi parë gjithashtu edhe dështime spektakolare si rasti i kompanisë së skuterëve elektrikë Bird, ku më shumë se 400 punonjës kishin u njoftuan live në një videokonferencë, se do të pushoheshin nga puna për shkak të pandemisë.

Shumë kompani i lanë në rrugë punonjësit e tyre dhe kur të riduan të punësojnë, do ta kenë të vështirë të gjejnë sidomos talente. Kompanit që u treguan të shpejta për të shkurtuar vendet e punës, kanë tendencën të performojnë më keq sesa ato që gjetën alternativa të tilla si ulja e pagave.

Kriza e Covid-19 mund të frymëzojë një lëvizje drejt një udhëheqjeje më etike, mëtë dhembshur. Firmat mund të zhvendosen drejt modelit japonez të mbrojtjes së vendeve të punës ose modelit skandinav të sigurimit të një rrjeti sigurie për ata që humbin punën.

Presionet në tregun e punës nuk janë e vetmja arsye pse brezi i ardhshëm i udhëheqësve mund të jetë më i kujdesshëm. Për më tepër, mbijetesa në kohë të vështira duket se zvogëlon narcizizmin, të paktën te burrat.

Besimi do të ndryshojë. Niveli i besimit që do ndjejmë ndaj kolegëve dhe vetë kompanive ka të ngjarë të bëhet më ekstrem - në të dy drejtimet. Ato që gjetën zgjidhje më të mira, do të kenë punonjës më të devotshëm dhe të tjerat që veprimi i parë, ishte pushimi nga puna dhe ulja kështu e kosotve do ta kenë të vështirë të gjejnë punonjës të besueshëm e me besim të lartë tek kompania.

Mund të ketë një rilindje të esnafëve: grupeve që ndajnë aftësitë e ndryshme të punës.

Ana tjetër? Njerëzit që nuk janë në zyrë të paktën gjysmën e javës, kanë boshllëk në marrëdhëniet me kolegët e punës dhe bashkëpunimin në përgjithësi. Ekzistojnë gjithashtu prova se mungesa e ndërveprimit personal mund të dëmtojë shanset e punonjësve për t`u rritur dhe promovuar.

Nëse shumë prej nesh do të përfundojnë duke punuar në distancë pas pandemisë, ekziston një ndryshim për mirë për sa i përket përfundimit të punës në 17:00 dhe shkollës në 15:00, orarit kur prindërit e kanë të vështirë të marrin fëmijën nga shkolla. Hendeku midis orës 15:00 dhe 17:00 në shumë vende është jashtëzakonisht i padrejtë ndaj prindërve që punojnë. Disa propozojnë që orët e shkollës të bëhen më të gjata, por unë mbroj idenë e të shkurtuarit të orëve të punës.

Sipas studimeve, gjatë pandemisë njerëzit kanë punuar 2-3 orë më pak. Një ditë më e shkurtër pune do të ishte një trashëgimi e shëndetshme e Covid-19.

*Adam Grant është psikolog organizativ në Shkollën Wharton të Universitetit të Pensilvanisë. Ai është autor i disa librave për suksesin dhe inovacionin dhe moderator i podcastit TED WorkLife.