Sociale

Një bursë studimi për të nisur karrierën që ke synuar

Një bursë studimi për të nisur karrierën që ke

Një program unik bursash ofruar nga studentët e diplomuar për maturantët me nevoja të veçanta, integrimi i stazheve gjatë kohës së studimit dhe programi i doktoraturës në Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjence: Universiteti Metropolitan Tirana prezanton risitë për vitin e ardhshëm akademik.

Në edicionin e dytë të çmimeve “UMT Alumni”, Universiteti Metropolitan Tirana prezantoi disa risi për vitin e ardhshëm akademik, duke nisur nga “Bursa UMT ALUMNI”, një projekt i të rinjve të diplomuar nga ky universitet në mbështetje të kategorive në nevojë apo grupeve të veçanta për të ndjekur studimet e larta. Në eventin që bëri bashkë studentët e diplomuar ndër vite, përfaqësues të institucioneve dhe biznesit, Rektori Nikolla Civici e prezantoi këtë nismë si mbështetje ndaj një kauze me ambicien për të vazhduar gjatë.

Një bursë studimi për të nisur karrierën që ke

“UMT ka dhënë kontributin e vet në aktivitete të tjera shoqërore siç janë kauzat dedikuar grupeve të ndryshme sociale dhe aktiviteti i sotëm sjell edhe një nismë të re e cila mbart jo vetëm angazhimin e UMT si institucion, por angazhimin e secilit nga ne në mbështetje të të rinjve që për disa arsye, e kanë të vështirë arsimimin. Është pjesë e synimit për të zgjeruar ndikimin e universitetit në shoqëri, siç kemi bërë edhe përmes kërkimit shkencor që mbetet krenaria jonë. Stafi ka qenë i përfshirë në një numër aktivitetesh kërkimore në një fushë projektesh të ofruar nga donatorë e po ashtu edhe në instuticione jashtë vendit dhe ndihemi mirë që në këtë proces janë përfshirë edhe studentët”, u shpreh rektori Civici.

Presidenti i Universitetit Metropolitan Tirana Arjan Çukaj tha se programet e mentorimit kanë marrë një formë të mirëfilltë organizimi edhe përmes programit “UMT Alumni Mentor”, ku studentë të diplomuar ndër vite punojnë me studentët aktualë për t’i krijuar më shumë mundësi në tregun e punës. Duke iu drejtuar studentëve të diplomuar në UMT, Çukaj tha se: “Alumni ka marrë një vlerë të shtuar me krijimin e programit “Metropolitan Alumni Mentor” për studentët, të cilët nuk mund të gjejnë frymëzim më të mirë se sa ju, pasi tek ju projektojnë veten e tyre me arritjet profesionale që keni. Praktikës së mirë të bursave të ekselencës që ne ofrojmë, i shtohet Bursa UMT Alumni, një kontribut i studentëve për maturantët që duan të vazhdojnë studimet universitare. Kjo përputhet tërësisht me vlerat e universitetit dhe na bën krenarë”.

Një bursë studimi për të nisur karrierën që ke

Gjithashtu, Arjan Çukaj prezantoi edhe dy risi në dekadën e dytë të universitetit, siç janë studimet e doktoraturës në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe IT, si edhe programi i stazheve 4 dhe 6 mujore.

“Universiteti Metropolitan Tiranë është një emër që ka vlerë dhe unë ju falenderoj që keni zgjedhur programet e vështira të tij, por edhe familjarët që na e kanë besuar ne formimin e fëmijëve të tyre. Pas një pune të madhe me profesorë shqiptarë e të huaj, UMT është në vitin e 11-të dhe vjen me një risi siç është programi doktoraturës në Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente. Universiteti Metropolitan Tirana ka punuar shumë për të afruar kurrikulat dhe programet me industrinë duke qenë sa më afër kërkesave të tregut, por edhe me vendimin e fundit të marrë sivjet për të integruar stazhet, të cilat janë praktika të gjata katër dhe gjashtëmujore pranë ndërmarrjeve, duke u mentoruar në mënyrë të rregullt si nga ndërrmarrja, ashtu dhe nga universiteti si një mënyrë që fiton kohë për t’u hedhur në jetën profesionale”, u shpreh Arjan Çukaj.

Një bursë studimi për të nisur karrierën që ke

Në këtë edicion të dytë u dhanë Çmimi i Ekselencës në Edukim, Alumni i Shquar, Çmimi i Karrierës, Çmimi i Kontributit Alumni, Çmimi “Profesori im” dhe Çmimi për Paqen Sociale që iu akordua popullit të Ukrainës “Për rezistencën e pashoqe, patirotike dhe atdhetarizmin e treguar për vendin nën pushtimin rus”. Çmimi iu dorëzua përfaqësuesit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Ukrainës në Shqipëri, Ruslan Tsilvik.

“Jam i nderuar që ndodhem sot këtu dhe thellësisht i impresionuar për mbështetjen që shqiptarët po i japin Ukrainës në një situatë kaq të vështirë. Ndihem shumë i privilegjuar për këtë çmim. Në një moment si ky, çdo çmim na motivon si popull, pasi siç e dini të gjithë Ukraina po përballet me një agresion”, u shpreh Tsilvik.

Një bursë studimi për të nisur karrierën që ke

Me mbi 1,500 të diplomuar, Universiteti Metropolitan Tirana mbetet lideri i formimit të studentëve në shkencat ekzakte përmes programeve të studimit në inxhinieri, arkitekturë, shkenca kompjuterike dhe ekonomi, në partneritet me mbi 40 universitete europiane ku studentët përfitojnë nga shkëmbimet Erasmus të ofruara nga Bashkimi Europian.

*Ky është një shkrim i sponsorizuar!