Sociale

Nivelet e ulëta të fertilitetit mashkullor po vendosin në rrezik mbijetesën e njerëzimit

Nivelet e ulëta të fertilitetit mashkullor po vendosin në rrezik

“Një krizë fertiliteti mund të jetë në horizont” paralajmërojnë epidemiologia Shanna Swan e cila në librin e saj të ri ka nënvizuar faktin se numri i spermatozoarëve tek meshkujt ka pësuar një rënie drastike përgjatë 5 dekadave të fundit. Ky fakt është tejet shqetësues dhe mund të përbëjë fillesën e një katastrofe fertiliteti që mund të verë në pikëpyetje vetë mbijetesën e racës njerëzore.

Potenciali i këtij risku është evident nga shifrat aktuale të fertilitetit të cilat kanë rënë nga 5.06 në vitin 1964 në 2.4 në vitin 2018. Në më shumë se gjysmat e shteteve të botës numri i lindjeve nuk është i mjaftueshëm për të zëvendësuar numrin e vdekjeve. Shkaqet për rënien e lindshmërive janë: aksesi i shtuar në kontraceptivë, ndryshimi i kulturës, kostot më të larta të rritjes së fëmijëve, shtatëzani në moshë më të madhe, më shumë gra me edukim dhe karrierë.

Por, përveç këtyre faktorëve socialë, faktori biologjik i rënies së nivelit të spermatozoarëve tek meshkujt është gjithashtu një faktor principal. Numri i spermatozoarëve tek meshkujt në perëndim ka rënë me 59% që prej vitit 1973 deri në vitin 2011. Në rast se trendi do të vazhdonte mashkulli mesatar në vitin 2045 nuk do të kishte asnjë spermatozoar të aftë për të krijuar jetë.

Por, çfarë e ka sjellë këtë situatë? Swan dhe kolegët e saj shprehen se një nga shkaqet kryesore janë kimikatet ndaj të cilave jemi të ekspozuar si plastika, pesticidet dhe produktet kozmetike. Prezenca kudo rreth nesh e këtyre kimikateve mund të shkaktojë ndryshime radikale hormonale.

“Kimikatet që gjenden në ambjentin rreth nesh dhe si stilet e pashëndetshme të jetë në botë tonë moderne kanë shkatërruar balancën tonë hormonale çka mund të sjellë një katastrofë fertiliteti”- shkruan në librin e saj epidemologia Swan.

Tiranapost.al