Sociale

Nga viti i ardhshëm testim i automatizuar për pranimin e studentëve të mjekësisë

Nga viti i ardhshëm testim i automatizuar për pranimin e

Duke filluar nga viti i ardhshëm akademik maturantët që do konkurrojnë për degët e mjekësisë do i nënshtrohen provimit të automatizuar.

Ministria e Arsimit dhe Universiteti i Mjekësisë së Tiranës nënshkruan sot marrëveshjen që ka të bëjë me organizimin dhe realizimin e testimit të informatizuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore.

Ministrja Evis Kushi u shpreh se testimi i informatizuar synon të rrisë transparencën në procesin e pranimeve në universitet.

“Universiteti i Mjekësisë në fillim të muajit tetor me vendim të senatit akademik ka pranuar që ta përfshijë këtë testim të automatizuar për procesin e pranimit të studentëve dhe ka vendosur që 70% të bazohet në formulën ekzistuese, pra në rezultatet e 3 viteve të gjimnazit dhe provimeve të Maturës, dhe 30% të bazohet në provimin e automatizuar që do të zhvillohet dhe do të administrohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore”, theksoi ministrja Kushi.